Sport

⚽️ Kur Allegri dhe Simeone thurnin lavdata për Besart Berishën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 14 June 2017

Besart Berisha ditë më parë në një prononcim për Indeksonline ka dhënë lajmin se do të largohet nga Kosova deri sa trajner të jetë, Albert Bunjaku.

Sulmuesi kosovar i cili ka shkëlqyer në Australi te Melburne Victory nuk arriti të zë vend në formacionin e Kosovës kundër Turqisë, edhe pse për të në stadium kishin ardhur disa agjent të njohur evropian.

Besarti është golashënuesi më i mirë në histori të kampionatit australian, ku ka kapërcyer shifrën e 100 golave.

-Advertisement-

Lavde për përformancën e tij nuk kanë nguruar të japin edhe dy nga trajnerët më të mirë në botë.

Diego Simeone në një ndeshje miqësore në mes të Atleticos dhe Melburne e kishte veçuar Berishën, duke thënë se më pëlqen shumë.

“Më të vërtetë më pëlqeu Besart Berisha dhe mesfushori, Leigh Broxham. Ata janë një ekip i fortë dhe kompakt”, kishte thënë pas asaj ndeshje trajneri i Atleticos.

E njëjtë kishte folur edhe Maximiliano Allegri në ndeshjen që Juventusi e fitoi 3-2 kundër Melburne Victory, madje tekniku italian e ka quar më lartë edhe se Del Piero.

“Ne e dinim për Del Pieron natyrisht, por Besart Berisha ishte shumë i mirë”, kishte thënë Allegri pas ndeshjes.

Kjo është shumë e pa kuptimtë, që një futbollistë që është në sy të trajnerëve ndër më të mirët në botë, të mos arrijë të zë një vend në formacionin e një kombëtare të vogël siç është Kosova. /IndeksOnline/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera