Sport

⚽️ Kosova e fiton në tavolinë ndeshjen ndaj Norvegjisë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 14 June 2017
Përfaqësuesja U21 Kosovës pritet të fitojë tre pikët e para në kualifikime, përkundër humbjes nga Norvegjia me rezultat të thellë 5-0.
Gzeta norvegjeze VG shkruan se futbollisti Kristoffer Ajer nuk ka pasur të drejtë loje ndaj Kosovës për shkak të dy kartonëve të verdhë.

“Me të vërtetë ndjehemi keq dhe ju kërkojmë falje të gjithëve për këtë. Gabime të tilla administrative nuk duhet të ndodhin. Na vjen keq edhe prej lojtarëve që kanë pasur paraqitje të mrekullueshme në ndeshje,” ka thënë Alf Hansen, drejtor i departametit sportiv në NFF.

Ajer, derisa ishte pjesë e Norvegjisë U19 kishte marrë dy kartonë të verdhë në ndeshje ndaj Spanjës më 27 mars. Rregulla thotë që lojtari duhet të vuaj dënimin në ndeshjen e parë të radhës në nivel të njëjte, ose mbi (në këtë rast U21).

19

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera