Sport

⚽️ Ja pse kinezët investuan te Milan

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 08 June 2017

Në këto muaj, duke folur për ndërrimin e pronësisë së Milan-it, janë të shumtë ata që pyesin se përse kinezët dëshironin të bënin një investim kaq të madh për një skuadër futbolli.

E përditshmja “Libero” në edicionin e sotëm sjell një grafik që është “përdorur” nga Yonghong Li për të bindur investitorët t’i bashkoheshin klubit kuqezi: bëhet fjalë për një studim që është bërë në vitin 2016 dhe risjell numrin e tifozëve që skuadrat më të rëndësishme numërojnë anembanë globit.

Image result for investitori cinesi di milano

-Advertisement-

VENDI I PESTË: në krye të këtij klasifikimi special është Barcelona me afro 600 milionë mbështetës, e ndjekur nga Real Madrid me 579 milionë, Manchester United me 518, Bayern Munich me 410 po aq sa dhe Milan. Skuadra kuqezi është në vendin e pestë me 410 milionë tifozë (njëqind milionë janë vetëm në Pekin dhe zonat përreth) dhe 148 milionë tifozë konsiderohen “fanatikë”. Milani, që është e vetmja shoqëri italiane në top 10, ka potenciale shumë të mëdha rritjeje, pavarësisht se vjen nga tre sezone radhazi mungese në Europë.

Image result for investitori cinesi di milano

PLANI I KINEZËVE: Arsyetimi i kinezëve ka qenë shumë i thjeshtë: duke parë që në gjashtë vendet e para të klasifikimit janë vetëm skuadra që kanë fituar në Europë nga 2010-ta deri më sot (Champions ose Europa League) dhe se i vetmi që nuk e ka bërë këtë në këto vite është Milani (në vend të gjashtë është Chelsea), do të mjaftojë të riformohet një skuadër e denjë për këtë emër për të rritur edhe më numrin e fansave dhe për rrjedhojë pasurimin e arkave të shoqërisë. Potencialet e “Djallit” janë shumë të mëdha dhe këtu hyn në lojë projekti për të zbarkuar në merkaton kineze, me Davi Han Li në drejtimin e Milan China: kjo shoqëri e re do të drejtohet direkt nga një staf menaxhuesish lokalë, i cili do të koordinohet më shtëpinë mëmë në Itali, dhe do të synojë fort ndaj shkollave dhe akademive të futbollit në bashkëpunim me institucionet, nga të cilat priten 50 millionë euro fitime në vitin e parë dhe njëqind në ato që do të pasojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera