Sport

⚽️ Ja kush është golashënuesi më i mirë në Bundesligë

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 20 May 2017
Pierre Emerick Aubameyang është golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Bundesligë.

Me 31 gola të shënuara në 34 ndeshje, sulmuesi nga Gaboni ia ka dalë ta fitojë Këpucën e Artë në elitën e futbollit gjerman.

Aubameyang shënoi dy gola në fitoren 4:3 të Dortmundit ndaj Bremen, për t’ia rrëmbyer vendin e parë Lewandowskit, që ka shënuar 30 gola.

Në vendin e tretë renditet Modesto i Koln me 25 gola.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera