⚽️ Filloi seminari për gjyqtarë dhe kontrollorë nën përkujdesjen e FIFA-s
Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 01 August 2017
Sot filloi seminari për gjyqtarë dhe kontrollorë në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të garave dhe i cili do të zgjasë deri më 5 gusht.
Ky është seminari i parë nën përkujdesjen e FIFA-s me ligjërues instruktorë të FIFA-s. Ligjërues do të jenë: Alan Snoddy – Instruktor i FIFA-se për Gjyqtarë dhe përgjegjës për Kosovën në Konventën e UEFA-se dhe Simon Breivik – Trajneri i fitnesit i Gjyqtarëve të Premier Ligës Angleze. Duke i shpallur të hapura punimet e këtij seminari, presidenti i FFK-së z.
Fadil Vokrri që po shoqërohej edhe nga nënpresidenti Agim Ademi, ka falënderuar dhe i ka dëshiruar qëndrim të këndshëm në Kosovë, z. Alan Snoddy instruktor i FIFA-s për gjyqtarë dhe para gjyqtarëve ka folur për rëndësinë e këtij seminari, i cila tha se është i veçantë dhe ka peshën e vet sepse është i pari seminar që po organizohet nën përkujdesjen e FIFA-s.
Presidenti Vokrri theksoi nevojën për organizimin e shumë seminareve në të ardhmen për ngritjen profesionale të gjyqtarëve të futbollit, të cilët tashmë janë pjesë e FIFA-s. Në vazhdim fjalën e mori instruktori i FIFA-s z. Alan Snoddy, i cili përshëndeti presidentin Vokrri dhe krerët e FFK-së duke thënë se është i gëzuar që ka mundësi t’i ndihmojë FFK-së e me këtë rast gjyqtarëve e kontrollorëve të futbollit, me të cilët tha se do të ndanë dhe do të transmetojë përvojën dhe gjithë dijen e tij. Më pastaj z. Snoddy para të pranishmeve në mënyrë të ilustruar analizuan je vetëm rregullat e futbollit por edhe situatat e ndryshme që mund të paraqiten gjatë një ndeshje futbolli.
Në vazhdim para gjyqtarëve dhe kontrollorëve ligjëroi edhe z. Ejup Osmani, zyrtar për integritet në FFK, i cili tha se UEFA, FIFA por dhe FFK-ja do të mbrojnë integritetin e garave dhe do të monitorojnë e propozojnë masa në mënyrë që garat të kenë rrjedhë normale. Z. Osmani vuri në dukje se ndeshjet duhet të zhvillohen në frymë sportive e të drejt dhe epilogu i ndeshjeve të jetë si rezultat i asaj që tregohet në fushë. UEFA dhe FIFA dhe federatat kombëtare me këtë rast FFK-ja, përmes organeve të veta dhe unë si urë lidhëse ndemjet FFK-së dhe UEFA-s jemi të vendosur të monitorojmë dhe të mbrojmë futbollin nga dukuritë negative sidomos nga manipulimet.
Ju, tha z. Osmani, do të përballeni me presione të ndryshme nga ata që tentojnë të manipulojnë ndeshjet, po ju duhet të jeni syhapur dhe të vendosur në zbatimin e rregullave dhe të etikës në futboll. Ata që manipulojnë në futboll janë njerëz të krimit të organizuar dhe paraja e tyre është e ndyrë sepse vjen nga droga dhe tregtitë e palejueshme. Prandaj në drejtim të parandalimit të kësaj dukurie duhet të angazhohemi të gjithë së bashku për luftimin e tyre./infokusi.com
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...