Sport

⚽️ Conte zbulon ndeshjen kur Morata do të debutojë në Chelsea

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 24 July 2017
Chelsea pret debutimin e Alvaro Moratas.
Antonio Conte ka njoftuar se Alvaro Morata do të debutojë në Chelsea në ndeshjen kundër Bayern Munichut.

“Do t’ia jap atij shansin që të luajë disa minuta në këtë ndeshje”, tha Conte në konferencën për media.

“Jo nga fillimi, natyrisht. Ai vetëm sa ka filluar punën, por unë dua që t’ia japë disa minuta.

“Është lojtar i ri, por me shumë eksperiencë. Ka luajtur për dy ekipe të mëdha siç janë Juventusi dhe Real Madridi. Ka luajtur ndeshje të vështira dhe fitoi Ligën e Kampionëve vitin e kaluar”, deklaroi më tej Conte.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera