Sport

⚽️ 31 vite më parë, Prishtina bëri me vaj klubin e njohur nga Beogradi, shikojeni si shpërtheu festa! – VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 22 June 2017

Para 31 vjetësh,  vërtetë stadiumi i Prishtinës nuk kishte vend as për një gjilpërë siç thuhej në zhargonin sportiv, Prishtina e mposhti Partizanin e Beogradit me rezultat 1:0, në ndeshjen e  vlefshme të Ligës së Parë të ish-Jugosllavisë. Luhej minuta e 81-të, Fadil Muriqi, që sot jeton e vepron në Australi, dridhi Partizanin e Beogradit.

Ai nga rreth 25 metra shkundi portën e portierit Fahrudin Omeroviq, në anën tjetër shpërthyen tifozët ‘Plisat’ në kor Prishtina, Prishtina, besa, besa, ndërsa lojtarët e Partizanit të nervozuar e pothuajse në vaj, sepse dot nuk e pranonin humbjen nga një klub shqiptar. Mbi 40 mijë shikues në stadium pikërisht me 13 prill të vitit 1986. Fadil Vokrri, Fadil Muriqi me shokë bënë lojën e madhe dhe ishte festë në tërë Kosovën e kudo që kishte shqiptarë, për fitoren e madhe.

-Advertisement-

SHP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera