Sport

⚽ Sokoli me dy super-transfere nga Prishtina te Feronikeli

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 08 July 2017

Bylbyl Sokoli ka një marrëveshje me Feronikelin për ta drejtuar këtë skuadër edicionin e ri, por janë edhe disa detaje që e ndajnë atë nga prezantimi te klubi nga Drenasi.

Megjithatë, strategu i madh i futbollit kosovar ka filluar të mendojë që tani për përforcimet e “Niklit” pas largimeve që kanë ndodhur nga klubi.

Siç merr vesh Gazetasheshi.com, Sokoli do të fillojë nga mbrojtja, teksa ka ‘piketuar’ dy futbollistët e Prishtinës, kapitenin Armend Dallku dhe Liridon Kukajn që tani është i lirë.

-Advertisement-

Dallku ditë më parë kishte deklaruar se nuk ka kontratë me Prishtinën dhe se do të bisedojë me kryesinë për të ardhmen.

Ndërkohë, për sulmin përmendet emri i Kastriot Rexhës, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe presidenti i Feronikelit, Ekrem Elshani.

Image result for armend dallku prishtina

Fotografia e Liridon Kukaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera