Sport

⚽ Prishtina u kërkon falje tifozëve

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 30 June 2017

Klubi më i madh në vend, FC Prishtina pësoi humbje të thellë 5-0 në udhëtim te skuadra suedeze, Norrkoping.

Kryeqytetasit debutuan në arenën ndërkombëtare dhe u përballën me ekipin suedez në raundin e parë në Ligën e Evropës.

Por pas humbjes së thellë, nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare të klubit, Prishtina iu ka kërkuar falje tifozëve.

-Advertisement-

“Falënderim të jashtëzakonshëm për përkrahjen e madhe. FC Prishtina u kërkon falje të gjithë adhuruesve të saj për rezultatin e ndeshjes së sotme. Po ashtu, falënderim të jashtëzakonshëm tifozëve tanë të mrekullueshëm, për përkrahjen e pandalur gjatë tërë ndeshjes”.

“Ju premtojmë, që do të punojmë që të përmirësohemi e sërish t’iu gëzojmë. Do të bëjmë përpjekje maksimale që nga ky rezultat të nxjerrim mësim e të dalim më të fortë. Na falni. Ju faleminderit për përkrahje. Jeni më të mirët”, shkruhet në njoftimin e Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera