⚽ Premier League vs. La Liga, cila skuadër spanjolle do të fitonte?
Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 10 July 2017
Prej një dekade, spanjollët janë kthyer në hegjemonë të futbollit, duke përcaktuar një epokë madhështore me filozofinë e tyre unike.
Ata jo vetëm që kanë përhapur një ide loje, por janë bërë edhe “kolonizatorë” të kampionatit më të ndjekur në botë, Premier League. Skuadrat angleze sot janë mbushur plot me këmbëshpejtë të shkurtër, të cilët kanë fituar simpatinë e tifozëve me dhuntitë dhe personalitetin që kanë. Kështu, sajti “Dream Team FC” sot ka përsëritur një artikull, me të cilin përpiqet të kuptojë nëse spanjollët e kampionatit anglez mund të mposhtin ata të kampionatit spanjoll. Kjo është e vështirë, sepse Arsene Wenger dhe Jose Mourinho nuk kanë transferuar më të mirët e La Ligës, por konkurrenca mbetet me të vërtet e fortë.
Le t’u hedhim një sy formacioneve!
Në 11-shin e versionit anglez, portën e mbulon David De Gea, i pakonkurrueshëm. Në krahun e djathtë të mbrojtjes, Cesar Azpilicueta e mposht lojtarin e Arsenalit, Hector Bellerin. Natyrisht, në krahun tjetër pozicionohet shoku i tij i skuadrës (Chelsea), Marcos Alonso, i cili sezonin e kaluar tregoi se është një transferim i madh. Përzgjedhjet për qendrën e mbrojtjes janë me të vërtet të dobëta, Marc Muniesa dhe Jordi Amat. Epo, Premier League nuk ka të tjerë!
Kalojmë në mesfushë, aty ku Oriol Romeu ka fituar shumë pikë me performancat e sezonit të kaluar dhe bashkë me “djallin e kuq”, Ander Herrera, formon një dyshe fantastike para mbrojtjes. Po ofensiva? Kur ke spanjollë, cilësia veçse rritet. Pedro Rodriguez, Cesc Fabregas dhe David Silva janë tre emrat e përzgjedhur si mbështetës të sulmuesit të vetëm, Diego Costa. Përfundimi: gola dhe vetëm gola!
Formacioni i spanjollëve të La Ligës nis keq, por pastaj veçse “blindohet”. Meqë portierët më të mirë spanjollë luajnë jashtë, Sergio Rico (Sevilla) në këtë rast meriton të marrë dorezat. Gjithsesi, nuk ka shumë rëndësi se kush e mbron portën, sepse katër emrat e mbrojtjes që vijnë më pas janë një botë më vete: Dani Carvajal, Gerard Pique, Sergio Ramos dhe Jordi Alba. Kjo është saktësisht mbrojtja e kombëtares spanjolle dhe, rrjedhimisht, cilësia është gati qiellore.
Edhe mesfusha nuk duket aspak keq, madje garanton një lojë asfiksuese me pasime, tipike e “Furisë së kuqe”, me yje si Sergio Busquets, Andres Iniesta dhe Isco. O nëne, o nëne! A matet kush me ta? Vështirë, sidomos kur sheh se cilët lojtarë do të furnizohen prej tyre: Alvaro Morata, Koke dhe Marco Asensio. Sulm i paparë, 100% madrilen, me vlerë mbi 200 milionë euro.
Të tjera
-
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Sigurisë në Halifax, ka viju...
-
Aksidentohet një kamion në Rixhevë të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rixhevë të Klinës, shkru...
-
E çuditshme: Shoferi vozit në anën e kundërt të rrugës në “Arbëri” të Prishtinës
Një veturë është kapur duke rrezikuar teksa ecte në drejtim të kundërt. Te...
-
“Masi edhe në diskoteka po mbajnë drita pse jo edhe në çifteli”- Njihuni me burrin që punon që nga fëmijëria çiftelinë, do mahniteni si e krijoi atë edhe me drita
Që nga mosha 12 vjeçare, i lindi dëshira e pasioni ndaj çiftelisë, shkruan Ga...
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...