Sport

⚽ Pas Bonucci-t vijnë edhe dy largime të mëdha te Juventus

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 15 July 2017

E përditshmja italiane “Il Fatto Quotidiano” ka lëshuar një “bombë” në lidhje me të ardhmen e Juventus-it.

Lamtumira e Leonardo Bonucci ka lënë shenjë në ambientin bardhezi, humbja në finalen e Champions League akoma më shumë, dhe pasojat mund të jenë të rënda.

Përveç Cuadrado dhe Alex Sandro, lojtarë që mund të shiten gjithashtu, edhe Fabio Paratici, drejtori sportiv i klubit bardhezi, i kërkuar me ngulm nga Beppe Marotta në 2009-ën, po mendon të provojë një eksperiencë të re.

-Advertisement-

Një lajm i bujshëm ky, veçanërisht nëse konkretizohet, duke parë se Paratici është një nga pikat e referimit të stafit drejtues të kampionëve të Italisë dhe largimi i tij do të krijonte më shumë kaos brenda ekipit. Në fakt, nuk duhet të harrohet se shtatorin e ardhshëm mund të vijë edhe skualifikimi i presidentit Andrea Agnelli, i cili është nën hetim nga drejtësia sportive për shkak të marrëdhënieve me disa prej tifozëve ultras, të cilët kishin lidhje me “Ndrangheta”, organizatë mafioze e vendosur në qendër të Kalabrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera