Sport

⚽ Montella tregon lojtarin më të mirë prej 10 transferimeve te Milan

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 15 July 2017

Vincenzo Montella është shprehur tejet i lumtur për punën që po bën Milani, që deri më tani ka transferuar 10 lojtarë.

Milani është duke bërë revolucion, ku deri më tani ka sjell 10 emra të rinj në “San Siro” për sezonin e ri.

Përveç Leonardo Bonuccit, që tashmë e gjithë bota i di kualitetet e tij, Vincenzo Montella ka lavdëruar edhe mesfushori turk, Hakan Calhanoglu.

Ai beson se 23 vjeçari do ta ndihmojë shumë Milanin, për faktin se mund të luajë në disa role dhe kjo është e mirë, varësisht prej nevojave të skuadrës nga ndeshja në ndeshje.

-Advertisement-

“Hakan Calhanoglu është lojtar kreativ, i cili mund të luajë në shumë role:, anësor, me tre mesfushorë, prapa sulmuesve. Do të shohim”, tha Montella.

Trajneri italian e bëri të qartë se synimi kryesor i Milanit është rikthimi në Ligën e Kampionëve, kompeticion në të cilin vetëm Real Madridi gjatë historisë ka qenë më i mirë, me 12 tituj, derisa klubi italian renditet i dyti me shtatë trofe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera