⚽ Milan-i kinez duket si Milan-i i parë i Berlusconi-t
Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 15 July 2017
Musacchio, Ricardo Rodriguez, Kessie, André Silva, Borini, Calhanoglu, Conti, Bonucci dhe Biglia. Nëntë goditje në merkato, për një revolucion total.
Në më pak se tre muaj, pronarët e rinj kinezë të Milan kanë përmbysur skenarin e zymtë të viteve të fundit dhe kanë fshirë dyshimet që kanë shoqëruar rrugën e gjatë drejt shitjes së klubit kuqezi. Ky është fillimi i një epoke të re.
Në shtatë javë, kuqezinjtë kanë investuar 210 milionë euro. Gjëra të padëgjuara më parë. Në fakt, një merkato e tillë, në Serie A, nuk ishte parë në dhjetëvjeçarin e fundit. Vetëm Juventus, me blerjet e Benatia, Dani Alves, Pjanic, Cuadrado, Higuain dhe Pjaca, vitin e kaluar, ka arritur nivele të tilla, por e ka bërë këtë falë shitjes së Pogba tek United për 105 milionë euro. Ndërsa kinezët e Milan po investojnë pa shitur, edhe pse shitjet e mundshme do të dërgojnë jo më shumë se 30 milionë në arkat e klubit. Gjëra të tilla i ka bërë Chelsea i parë i Abramovich në 2003-in (pothuajse 160 milionë për Glen Johnson, Geremi, Bridge, Duff, Joe Cole, Veron, Mutu, Smertin, Crespo dhe Makelele), PSG në 2012-ën (110 milionë euro për Thiago Silva, van der Wiel, Verratti, Ibrahimovic dhe Lavezzi) ose Manchester City i Guardiola-s (më shumë se 210 milionë euro për Bravo, Stones, Gundogan, Gabriel Jesus, Moreno, Nolito dhe Sané).
Por, nëse kthehemi mbrapa në kohë, një merkato kaq e çmendur është parë nga Milan-i i parë i Berlusconi-t, i aftë të revolucionarizojë balancat e futbollit europian me blerjet e Van Basten dhe Gullit vetëm në verën e 1987-ës. Por kthesa, në të vërtetë, kishte ardhur 12 muaj më parë: atëherë si sot, ndër të tjera, me një “vjedhje” në dëm të Juventus. Në 1986-ën, në fakt, Donadoni ka kaluar nga Atalanta te Milan, pasi kishte arritur një marrëveshje verbale me bardhezinjtë. Një lëvizje kjo që dhe sinjalin se kuqezinjtë mund t’i kundërviheshin dominimit bardhezi të atij dhjetëvjeçari. Mbetet për t’u parë nëse edhe blerja e Bonucci-t do të ketë të njëjtin efekt.
Të tjera
-
Suspendohen policët sepse nuk reaguan gjatë fshirjes së muralit nacionalist në Mitrovicën e Veriut
Gjashtë policë janë suspenduar për 72 orë pasi është konstatuar se kanë qenë ...
-
Lahi Brahimaj kujton lirimin nga Haga, 12 vite më parë
Lahi Brahimaj ka thënë se data 29 nëntor është një datë e rëndësishme për të....
-
Gazetari Drin Ejupi sot i bashkohet PDK-së, do të jetë kandidat për deputet
Partia Demokratike e Kosovës sot ka thirrur konferencë për media në ora 14:00...
-
Në Ditën e Flamurit, Unioni i Bashkive Shqiptare ndau mirënjohje për Eliza Hoxhën
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka bërë të ditur se n...
-
Përfshihet nga zjạrri një veturë në Podujevë
Një person në Podujevë ka raportuar në polici se i është djegur një pjesë e a...
-
A do t’i bashkohet AAK-së? – Haki Abazi i rezervuar në përgjigje
Deputeti Haki Abazi ka deklaruar se nuk mund të japë informacione lidhur me a...
-
Rohde për Asociacionin: Drafti është i yni, ekspertë ndërkombëtarë e kanë hartuar – ne e kemi paraqitur
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur sërish për çështjen e...
-
Mbi 1 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 128 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin t...
-
“Kạnosi policin me shufër metalike, dy të tjerë u bënë për spital”, katër raste të sụlmeve ndaj policëve të Kosovës me 28 nëntor
Vetëm për një ditë, me 28 nëntor kur edhe u festua 112 vjetori i pavarësisë s...
-
Trump synon t’i japë fund luftës në Ukrainë, por kush është gjenerali që iu besua ky mision
President i ardhshëm amerikan, Donald Trump, gjatë ditës së djeshme ka njoftu...
-
Dhunohet një grua në Pejë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet se një person është dhunuar në Pejë...
-
Vdẹs një person në spitalin e Gjakovës, policia nis hetimet
Një person ka vdekur mbrëmjen e së enjtes në spitalin e Gjakovës ku edhe isht...