Sport

⚽ Lajm i mirë edhe për Costan, bëhet me skuadër të re (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 10 July 2017
Bashkimi mes Atletico Madridit dhe Diego Costas është shumë afër të bëhet realitet.
Skuadra e Chelsea sipas medieve në Spanjë, i ka dhënë leje sulmuesit 26 vjeçar për t’i përshpejtuar bisedimet me Atleticon, dhe në fund të arrij marrëveshjen për rikthim te ish skuadra.

Chelsea e ka liruar Costan sot edhe nga stërvitja, vetëm e vetëm që ta zgjidh sa më parë të ardhmen.

Costa në vitin 2014 ishte transferuar te Chelsea nga Atletico, por trajneri Antonio Conte pas përfundimit të këtij sezoni i ka bërë të ditur se nuk bën pjesë në planet e tij, dhe se duhet të gjejë skuadër të re.

Kujtojmë se Costa nuk do të ketë të drejtë loje deri në janar te Atletico, pasi skuadra është e dënuar me mos kryerje të transferimeve nga FIFA.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera