Sport

⚽ Harrojeni Aubameyang dhe Belottin, Milan shenjestron dy super sulmues (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 04 August 2017

Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Marco Fassone konfirmoi se Zlatan Ibrahimovic dhe Radamel Falcao janë midis gjashtë apo shtatë emrave që po konsiderohen nga Rossonerët.

Rossonerët blen 10 lojtarë të ri këtë verë, duke shpenzuar mbi 210 milionë euro, por ende kanë nevojë për një qendërsulmues.

“Ne vazhdojmë të flasim për një sulmues, por duhet të përdorim kohën tonë me mençuri”, ka thënë fillimisht Fassone për Sky Sport Italia.

-Advertisement-

“Ne jemi duke punuar në të, nuk duhet të ketë ndonjë ndjenjë nxitimi, pasi ne nuk duam të bëjmë gabime”.

Fassone u pyet nëse janë opsione Ibrahimovici – aktualisht një futbollist i lirë dhe duke u rikuperuar nga dëmtimi i ligamentit – dhe sulmuesi i Monacos, Falcao.

“Deri tani nuk i kam thënë asnjërit prej emrave që janë përmendur, dhe nuk do t’i them as Falcaos, por në mesin e gjashtë ose shtatë emrave që janë sugjeruar ne kemi qenë më afër disa të tjerëve”.

“Dyshimi që kishim ishte nëse do të bënim një revolucion të tillë të rëndësishëm të skuadrës apo një rritje graduale, por Massimiliano Mirabelli dhe unë bëmë këtë vendim të guximshëm dhe ne shpresojmë se ishte e drejta”.

“Ne e shohim këtë jo si një projekt njëvjeçar, por më shumë se dy apo tre vjet”, përfundoi drejtori i Milanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera