Sport

⚽ Çmenden pronarët e Milanit, 130 milionë euro për dy super lojtarë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 17 July 2017

Klubi italian Milan nuk e ka ndërmend të ndalet.

Dhe objektiv kryesor gjatë aftit të transferimit mbetet transferi i sulmuesit të real Madridti, Alvaro Morata dhe mesfushorit Renato Sanches.

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli nuk ka fshehur interesimin e kuqezinjve për këta dy lojtar.

-Advertisement-

Por ai ka thënë se do të nënshkruanin me këta lojtar vetëm sipas kushteve të klubit.

“Morata? Ne e kemi parë atë nga fillimi afatit të trasnferimeve, ai është bërë i disponueshëm për ne, “i tha ai Premium Sport, përcjell ORAinfo.

“Ka pasur ndërlikime mes finales së Ligës së Kampionëve dhe shfaqjes së ekipeve të tjera, dhe pista u ftoh. Mund të ngrohet sërish, por vetëm sipas kushteve tona”, është shprehur Mirabelli.

“Sanches? Ne e njohim mirë nga koha e tij me Benfikën, dhe ai nuk ka gjetur shumë hapësirë në Bayern.

“Nëse kemi nevojë për një tjetër mesfushor, mund ta konsiderojmë atë, por vetëm nën kushte të caktuara”, ka thënë drejtori sportiv i Milanit.

Ndryshe, Milan nësë dëshiron që t’i ketë shërbimet e këtyre dy lojtarëve duhet t’i shpenzojë afër 130 milionë euro.

Real Madrid kërkon 90 milionë euro për kartonin e Moratas, përderisa Bayern kërkon 40 milionë euro për shërbimet e Renato Sanches.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera