Zgjedhjet lokale, 12 ekipe mobile janë të përcaktuar për Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 14 November 2021
Numri i qytetarëve të cilët janë të infektuar me COVID dhe që kanë kërkuar të votojnë në shtëpitë e tyre krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve lokale është shumë më i ulët, pasi që ka përmirësim të gjendjes së numrit të personave të prekur koronavirus.
Hapësirat e Fakultetit të Edukatës Fizike dhe Sportive mëngjesin e sotëm janë shfrytëzuar për nisjen e ekipeve mobile për personat e infektuar me COVID, por edhe të atyre me nevoja të veçanta, shtëpinë e të moshuarve dhe në qendrat e paraburgimit.
Ekipet mobile janë të organizuara nga secila komunë në qytetin përkatës dhe janë në përcjellje të Policisë së Kosovës.
Valentina Demolli-Koliqi, trajnere e Komisionit Komunal Zgjedhor në Prishtinë, thotë se janë 12 ekipe mobile të cilat janë të përcaktuar për Qendrën Klinike Universitare të Kosovë (QKUK), për shtëpinë e të moshuarave, si dhe për qendrën e paraburgimit në Hajvali.
“Aktualisht jemi duke i nisur ekipet mobile që të shkojnë dhe t’u ofrojnë mundësinë qytetarëve, qoftë në institucione apo në shtëpi, të cilët në pamundësi që të votojnë në vendvotimet e tyre, përkatëse u ofrohet votimi përmes ekipeve mobile. Aktualisht, ne organizojmë ekipet mobile dhe votimi vetëm për komunën e Prishtinës për shkak se komunat e tjera kanë të organizuar nga komisionet komunale përkatëse. Aktualisht në komunën e Prishtinës kemi 12 ekipe mobile, të cilat janë të përcaktuara për Qendrën Klinike Universitare (QKUK), për shtëpinë e të moshuarave dhe për qendrën e paraburgimit në Hajvali, si dhe ekipet e tjera janë të shpërndara në terren apo për qytetarët e tjerë që e kanë të pamundur të dalin të votojnë në vendvotimet e tyre përkatëse”, tha Demolli.
Demolli thotë se ekipet mobile janë të përcaktuara që të startojnë punën nga ora 09:00 të mëngjesit dhe në bazë të listës që e ka përcaktuar me votuesit ata do të duhej të përfundojnë të gjitha votuesit një nga një.
“Fatmirësisht numri i qytetarëve të cilët janë të infektuar me COVID dhe që kanë kërkuar të votojnë në shtëpitë e tyre krahasuar me zgjedhjet e tjera është shumë më i ulët, ndoshta jo është një rezultat i gjendjes së përgjithshme, për shkak se edhe në situatën e përgjithshme kemi përmirësim të gjendje së numrit të infektuar me COVID e në këto zgjedhje fatmirësisht numri është jashtëzakonisht i ulët. Këtu po flasim për numër 6, përkatësisht 9 votues ku 3 prej tyre janë në përfundim të COVID-it, kurse për ekipe të tjera numri varion prej 20 e lartë, votues për ekipe të caktuara në terren. Sipas doracakut, mbi zgjedhjet lokale ekipet mobile janë të përcaktuara që të startojnë punën nga ora 09:00 të mëngjesit dhe në bazë të listës që e ka përcaktuar me votuesit ata do të duhej të përfundojnë të gjitha votuesit një nga një. Zakonisht sipas praktikës ekipet mobile e përfundojnë punën pak më herët krahasuar me ata që punojnë në qendra të votimit për shkak të numrit jo shumë të lartë të votuesve që janë të paraparë që kanë bërë kërkesë të votojnë në shtëpi apo të atyre që votojnë në institucione”, ka thënë Demolli.
Më tej, ajo thotë se një ekip mobil është i përbërë nga 4 anëtarë e që ai ekip vazhdon edhe nëpër institucione të tjera.
“Ekipet mobile ndryshe nga ata që punojnë në vendvotime, përkatësisht në qendrat e votimit janë të organizuar dhe kanë një itinerar pak më ndryshe, ku një ekip mobil përbëhet prej 4 anëtarëve duke përfshi një kryesues dhe anëtarë të tjerë, këta janë ekip të cilët do të lëvizin dhe do të shkojnë qoftë në institucione apo te qytetarët dhe t’iu ofrojnë mundësinë e votimit aty për aty. Ky ekip transportohet përmes një automjeti të përcaktuar nga komisioni komunal zgjedhor dhe gjatë gjithë kohës ky ekip është nën përcjellje të Policisë së Kosovës. Gjithashtu brenda mjetit që transporton kemi edhe vëzhgues”, tha Demollli.
Ekipet mobile ishin të praktikuara edhe në raundin e parë të zgjedhjeve të 17 tetorit, por edhe të atyre të 14 shkurtit.
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...