Vjen edhe një lajm i ri nga Gjykata Speciale
Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 31 May 2017
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka dërguar në Kushtetuese për vlerësim nëntë prej rregullave të gjykatës nga Rregullorja e Procedurës dhe të Provave të Speciales, pasi janë rishkruar ato.
Kushtetuesja, në fund të prillit 2017, kishte shpallur këto nëntë rregulla, 19, 31, 32, 33, 35, 36, 38, 54, dhe 158 të rregullores së Procedurës dhe të Provave në shpërpushje me Kushtetutën e Kosovës, dhe nenet që garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut.
Rrjedhimisht, Kushtetuesja ka deri në 30 ditë kohë për rishqyrtimin e Rregullores për të siguruar përputhshmërinë e saj me Kapitullin II, përfshirë nenin 55, të Kushtetutës që garanton të drejtat themelore.
Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës Speciale:
Referimi i dytë i Rregullores së Procedurës dhe të Provave Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese
Sot, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, i referoi Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese Rregulloren e Procedurës dhe të Provave pas rishikimit të saj prej gjykatësve të mbledhur në seancë plenare në muajin maj.
Referimi bëhet pas rishikimit të nëntë prej 208 rregullave në bazë të Aktvendimit të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të datës 26 prill 2017.
Rregullat 19, 31, 32, 33, 35, 36, 38, 54, dhe 158, në formën e rishikuar përfshijnë konstatimet e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pajtueshmërinë e tyre me standardet më të larta të të drejtave të njeriut dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Këto rregulla trajtojnë mungesën e gjykatësve dhe vijimin e procedurave, masat hetimore që merr Prokurori i Specializuar, rivlerësimin e masës së mbajtjes në paraburgim dhe lirimin e personave të shpallur të pafajshëm nga një trup gjykues.
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka deri në 30 ditë për rishqyrtimin e Rregullores për të siguruar përputhshmërinë e saj me Kapitullin II, përfshirë nenin 55, të Kushtetutës që garanton të drejtat themelore. Nëse konfirmohet, Rregullorja do të hyjë në fuqi shtatë ditë pas vendimit të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Pas hyrjes në fuqi të Rregullores, Dhomat e Specializuara do të funksionalizohen tërësisht në aspektin gjyqësor dhe do të jenë të gatshme për kryerjen e procedurave gjyqësore.
Të tjera
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...