Lifestyle

​Vera sjell modelet e thonjve plot ngjyra

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 10 August 2018

Nuk ka rëndësi nëse preferon rozën e lehtë apo nuancat e ndezura, janë disa modele thonjsh që këtë sezon nuk duhen lënë pa provuar.

Mbi çdo ngjyrë të preferuar, por sidomos ato të çelëtat, duhet shtuar elementi metalik.

-Advertisement-

Thonjtë e bardhë do të jenë gjithmonë tendencë, por këtë herë janë domosdohmëri, sidomos me trupin e nxirë. Nëse ju duken tepër të thjeshtë, mund t`i shtoni ca elementë gjeometrikë ose shkëlqim.

Mermeri i zi, do pak guxim ky lloj manikyri me look ndër-galaktik. Trendin e mermerit e gjejmë të gërshetuar edhe me të bardhën, grinë e bojëqiellin.

Pak art nuk bën keq, luajmë dhe pak me ngjyrat e forta dhe ndonjë vizatim gazmor. Ombre-t nuk ka përse të aplikohen vetëm te flokët: një shkrirje e ngjyrave pastel tek thonjtë preferohet shumë së fundi.

Thonjtë “Picasso“ po përhapen me shpejtësi, të bëjnë të dukesh e veçantë dhe jo-konformiste. Ngjyrat e ylberit janë dhe ato një eksperiment interesant, gjithmonë për stinën e verës sigurisht. /KP/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera