Lajme

​Vazhdon debati për prishtinalitë, Lulzim Peci propozon një monument për Bogdanin në kryeqytet

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 23 June 2017

Edhe ish-ambasadori Lulzim Peci, është përfshirë në debatin për prishtinasit e vjetër, që nisi javën që shkojë pas një iniciative për krijimin e një shoqate të qytetarëve të vjetër të kryeqytetit.

Reagimi i Pecit vjen një ditë pasi për këtë temë shkroi edhe akademiku Mehmet Kraja.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Perkunder nje numri te gjeneralizimeve (si p.sh. duke i futur krejte “kasabalite” ne nje kallup si anti-kombetar dhe si fajtore per konzervim te mentalitetit osman qe ne esence ka qene i imponuar), si dhe krahasimet absurde te Prishtines nen Mbreterine Jugosllave me Tiranen, Shkodren dhe Korcen e Shqiperise se pavarur, artikulli i Mehmet Krajes eshte nje perpjekje per te dekonstruktuar konceptin e mjegulluar per ate se cfare prezentojne si identitet civilizues “prishtinalite e vjeter”, te cilin goxha mire e portreton edhe Oliver Shmitt ne librin e tij per Kosoven.

Per me teper duhet te ceket se nje numer i “shqiptareve te lexuar”, duke i perfshire edhe “prishtinalite e vjeter” kane qene pjese e partise politike te Mbreterise Jugosllave, Xhemiet (fjale turke qe do te thote bashkesi/komunitet) me te cilen identifikoheshin si muslimane te Bosnjes, Kosoves dhe Maqedonise, ndersa forcimi i ndjenjes kombetare “en masse” ne kasabane e Prishtines fillon me luften e dyte boterore

Megjithate, ky debat po e ve ne pah nevojen qe Prishtina si kryeqytet i Kosoves te kete te shkruar historine e saj, pa komplekse dhe shtremberime, dhe e cila nuk eshte vetem e “prishtinalive”. Mos te harrojme se qyteti yne eshte edhe vendi ku ka vdekur, eshte varrosur dhe c’varrosur Pjeter Bogdani, te cilit nuk i eshte ngritur asnje monument qe do t’i sherbente kujteses historike dhe identitetit multi-kulturor te Prishtines.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera