Lajme

​Përfundon seanca, gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL të UÇK-së vazhdon të hënën

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 21 October 2021

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Zenka Pumper është dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokuronit të Specializuar dhe është dëgjuar sot për ditën e katërt me radhë. Dëshmia e saj nuk ka përfunduar dhe gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 25 tetor.

Në shtator 2020, hetueses së ZPS-së, Zenka Pumper i ishte kërkuar që të shqyrtojë dokumentet që pretendohen të jenë sekuestruar në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, të cilat pastaj ajo i ka ndarë në paketa 1, 2 dhe 3.

-Advertisement-

Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka pyetur dëshmitaren e ZPS-së rreth paketës 3 në të cilën ka dokumente të klasifikuara si konfidenciale, për çka ajo ka thënë se nuk e di kush i ka klasifikuar ato si konfidenciale.

Avokati Rees: Në paragrafin 29, ju thoni se paketa 3 përbëhet nga dy kopje të paplota që përbëhen nga 244 dhe 245 faqe, përkatësisht të njëjtit dokument, në veçanti thoni ju se paketa 3 përfshin kopje jo të plota të një dokumenti konfidencial të ZPS-së që përbëhet nga 261 faqe që kanë të bëjnë me hetime dhe procedura zyrtare të ZPS-së, të cilat përbëjnë punë të brendshme, produkt të brendshëm pune. E keni fjalën që është dokument konfidencial apo diçka tjetër keni dashur të thoni me këtë?

Dëshmitarja Pumpr: Ka shkruar se është dokument konfidencial, sepse kishte të përcaktuar indicie konfidenciale.

Avokati Rees: Pra, opinion i juaj ishte se ishte dokument konfidencial sepse patë indicie në konfidencialitet?

Dëshmitarja Pumper: Kishte indicie në dokument, andaj edhe e kam përmendur si dokument konfidencial shprehimisht përmendej si konfidencial, andaj unë e kam përmendur si konfidencial.

Avokati Rees: Pra, ju nuk e dini se kush e ka klasifikuar si konfidencial?

Dëshmitarja Pumper: Jo.

Avokati Rees: E dini nëse e kanë pasur autoritetin që ta përcaktojnë si konfidencial?

Dëshmitarja Pumper: Jo.

nga TaboolaMund t’ju interesojnë

Në shikim të parë do t’ju hutojnë, më vonë do ta kuptoni se gjithçka është në rregull me imazhet

“Çfarë po bënte ajo me këmbët e saj?”: Televizioni rus, sulm të jashtëzakonshëm ndaj një prezantueseje amerikane – për ‘sjelljet e saj gjatë intervistës me Putinin’

Kjo është gruaja që mund t’i jep fund karrierës politike të Vuçiqit – ajo di shumëçka rreth presidentit serb

Avokati Rees: Pra, nuk do të thoshit që paketa 3 është shkruar në gjuhën angleze dhe që paraqet bazën për analizë të provave, dhe të bazës ligjore lidhur me pesë të dyshuar të ZPS-së. Me këta emra a mund të kalojmë në seancë private?

Një pjesë e seancës ka vijuar e mbyllur.

Dëshmia e Zenka Pumper ka nisur më 18 tetor 2021 ku ka vazhduar për katër ditë me radhë.

Ajo është koordinatore e hetimeve në ZPS dhe ka deklaruar që është përfshirë në çështjen OVL-UÇK nga 25 shtatori i vitit 2020 dhe i është kërkuar që të bëjë shqyrtimin e dokumenteve të sekuestruara në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ish-krerët e OVL-UÇK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera