Lifestyle

​Ndëshkimi fizik e bën fëmijën agresiv

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 07 August 2017

Të qëllosh me shuplakë fëmijët kur bëjnë gabime mund t’i bëjë ata adoleshentë agresivë.

Një kërkim i ri shkencor ka treguar se të vegjlit që janë rrahur nga prindërit kanë më shumë gjasë që të jenë agresivë pas moshës 10 vjeç. Gjithashtu, këta fëmijë ka më shumë mundësi që të mos kenë sjellje të mirë me të tjerët.

Shkencëtarët e Universitetit të Misurit analizuan 1840 çiftë nënë-fëmijë dhe të dhënat u morën përmes sondazheve, vizitave në shtëpi dhe intervistave të mësuesve.

-Advertisement-

Udhëheqësi i studimit, profesori Gustavo Carlo thotë: “Rezultatet tona tregojnë se mënyra se si i trajtojnë prindërit fëmijët në moshë shumë të vogël ndikon në sjelljen e tyre kur të rriten. Është shumë e rëndësishme që prindërit të heqin dorë nga ndëshkimi fizik”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera