Lajme

​Mëngjeset e javës tjetër me ngrica, do të ketë vështirësi në komunikacion

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 02 December 2017

Pas reshjeve të shiut gjatë dy ditëve, në vendin tonë ka rënë borë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore.

Sipas IHK-së, vendi i ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik. “Më tej parashihet të ketë kthjellime të pjesërishme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsisus.

-Advertisement-

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes:, thuhet në njoftimin e institutit. Sasit mesatare të reshjeve të regjistruara deri më tani në rrjetin meteorologjik të Kosovës janë rreth 60mm (l/m2) në rrafsh të Kosovës, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit sasitë rekorde janë regjistruar në Junik me 90 mm(l/m2)

Në javën tjetër pritet që mëngjeset të jenë me ngrica të cilat do të paraqesin vështirësi në komunikacion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera