Limaj: 100 ditë të Haradinajt sollën 1 miliardë euro investime
Autori: Gazeta inFokus
11:09 | 22 December 2017
Efektet e punës njëqind ditore Qeverisë Haradinaj do të ndihen në vitin e ardhshëm. Vendimi më kulminant i punës së kësaj Qeverie është marrëveshja për ndërtimin e Kosova e Re, e cila sjell mbi një miliardë euro dhe e filuar vite më parë është jetësuar pikërisht në këtë qeverisje.
Kështu e ka vlerësuar punën e shefit të tij, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj në një intervistë për KosovaPress.Sipas tij marrëveshja që kjo Qeveri ka arritur për 100 ditë nuk do të mund të arrihej as për këto 20 vjet dhe tha se sipas tij gjitha tjerat janë nën hijen e këtij rezultati që Limaj e ka quajtur të madh.
“Kulmi i këtij 100 ditëshi ka qenë nënshkrimi i marrëveshjes për Termocentralin. Unë ndihemi mirë që përfundimisht pas 18 viteve ne arritëm ta përmbyllim këtë marrëveshje. Një marrëveshje shumë e rëndësishme për ekonominë e Kosovës, ku për herë të parë Kosova ka një investim kaq të fuqishëm si asnjëherë më parë, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Nuk ka ndonjë investim direkt që ka pasur më të fuqishëm me mbi 1 miliard euro . Dhe ky është lajmi më i mirë që i ka ndodh Kosovës . Jo për këto 100 ditë por për këto 20 vite dhe si me thënë të gjitha të tjerat janë nën hijen e këtij rezultati të madh të nënshkrimit të kësaj marrëveshje që besoj në vitin 2018-të do të shohim hapa konkret të fillimit të përgatitjes për fillimin e punimit do të fillojnë në fillim të vitit 2019-të.”, tha Limaj.
Ai po ashtu ka shtuar se lidershipi dhe Qeveria, duhet të jenë nxitës të hapjes së projekteve dhe mundësive për njerëzit. Limaj tha se njerëzit e Kosovës pavarësisht sektorëve ku punojnë duhet ta shohin që Qeveria e tyre është nxitëse, është frymëzuese për t’iu dhënë shpresë me veprime dhe vendime.
“Ne kemi vendosur që Qeveria të luajë detyrën e vet që e ka .Drejtuesi, lidershipi dhe Qeveria duhet të jetë nxitëse e hapjes së projekteve dhe mundësive për njerëzit. Njerëzit e Kosovës pavarësisht sektorëve ku punojmë ne ata duhet ta shohin që Qeveria e tyre është nxitëse , është frymëzuese , jep shpresë me veprime dhe vendime. Ju hap rrugë ju largon barrierat , vështirësitë me të cilën janë ballafaquar ata që ata me mund lirshëm me i kryer punët e tyre edhe me i arrit objektivat që kanë . Këtë është duke e bërë kjo Qeveri edhe shpresoj që kështu me këtë ritëm me këtë dinamik do të vazhdoj edhe në vitin 2018” , tha Limaj.
Limaj është pjesë e Qeverisë Haradinaj, ku përveç postit të zëvendëskryeministrit, drejton edhe tri Ministri, atë të Tregtisë dhe Industrisë, të Arsimit dhe të Punës dhe Mirëqenies Sociale./

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...



































