Kuvendi deri në fund të vitit pritet ta miraton ligjin për kriptovaluta
Autori: Gazeta inFokus
14:35 | 03 October 2021
Deri në fund të vitit pritet që Kuvendi i Kosovës të miraton ligjin për kriptovalutat, i cili krijon bazë ligjore të përshtatshme për këtë industri të re në treg.
Kuvendi i Kosovës, në këtë rast komisioni parlamentar për ekonomi, i cili ka nis iniciativën ligjore në korrik të këtij viti, ka kaluar fazën e parë të hartimit, ndërsa javën e ardhshme pritet që të mbahet një dëgjim publik për këtë nismë ligjore.
Në anën tjetër edhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK), kërkon që kjo industri për përfitime financiare, e cila operon jashtëligjshëm në Kosovë, të rregullohet një herë e përgjithmonë.
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka thënë për KosovaPress, se kanë kryer një hulumtim nga instancat profesionale të Kuvendit të Kosovës me qëllimi, siç thotë ai për të rregulluar këtë sektor i cili është jashtë kontrollit të shtetit.
Shala ka thënë se baza kryesore e kësaj industrie ilegale është në veri të Kosovës. Prandaj, kjo dukuri në veri, thotë t’i ketë shtyrë në përshpejtimin e krijimit të ligjit në fjalë.
“E mira e kësaj, është që në një farë forme, të gjithë operuesit e këtij sektori do ta kenë të qartë që për një moment të caktuar ne jemi duke punuar, monitoruar dhe do t’i nënshtrohen legjislacionit në fuqi. Shto kësaj atë që kemi thënë edhe më herët, që kjo industri qendrën e zhvillimit të madh në Kosovë, pajisjet e tyre dhe teknologjitë e tyre e kanë pasur krejtësisht në pjesën veriore të Kosovës. Shpenzimet e energjisë dhe mënyra e punës ilegale në atë zonë na ka bërë qe ne ta shpejtojmë këtë çështje, dhe të çojmë sinjale zyrtar dhe ligjor që nuk mund të ketë aktivitete të paligjshme në një qoshe të Kosovës, duke favorizuar kompani, të ardhura nga jashtë përmes rrugëve ilegale dhe kontrabandimit të tyre, duke shfrytëzuar resurset dhe kapacitetet tona, objektet tona, energjinë tonë, e në anën tjetër përsëri taksapaguesit e pjesës tjetër të vendit të kryejnë shërbime për energjinë që shpenzojnë”, thotë ai.
Shala ka thënë se fushata zgjedhore ka zbehur punën e Kuvendit të Kosovës për krijimin e ligjeve të reja, por konsideron se brenda këtij viti do të miratojnë ligjin për kriptovalutat.
Deputeti Shala ka thënë po ashtu se do të fusin në këtë ligj një model sa më të përshtatshëm për këtë industri.
“Konsideroj se do të shtyhet për vjeshtën e vonë, por besojmë shumë që të gjitha ligjet që kanë ardhur në komision tonë, ne do të bëjmë maksimumin e mundshëm që t’i përfundojmë brenda këtij viti kalendarik… Problemi esencial i këtij ligji është që, është diçka shumë e re, nuk kemi shumë praktika të njohura, por edhe e veçanta është mënyra e operimit dhe e punës në këtë sferë të industrisë dallon prej shteteve të mëdha të zhvilluara, dhe shteteve perëndimore. Rajoni është më specifik, e kur i shtojmë specifikat që i ka edhe vet Kosova si shtet i ri, atëherë do të kemi vërtet një punë të kujdesshme, por që i kemi analizuar disa rrethana dhe disa ligje model në mënyrë që në ditët dhe muajt e ardhshëm të mund t’i inkorporojmë”, thotë ai.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë për KosovaPress, se investimet në kriptovaluta janë të rrezikshme deri sa rregullohet kjo çështje me ligj.
Mehmeti thotë se për këtë ligj, duhet të merren parasysh edhe rekomandimet e Bankës Qendrore Evropiane.
“Lëvizjet tona do të jenë karshi ose sipas rekomandimeve që na vijnë prej Bankës Qendrore Evropiane. Ka pasur iniciativa prej Kuvendit të Kosovës dhe qëllimi është i mirë që të rregullohet kjo çështje një herë e përgjithmonë. As kuvendi si iniciues, por edhe ne si BQK ende nuk kemi një qëndrim të qartë për këtë, por mirë është që të rregullohet. Se në çfarë forme ndodhë kjo, besoj që edhe Kuvendi dhe të gjithë ne do t’i përcjellim rekomandimet që na vijnë prej Bankës Qendrore Evropiane në këtë drejtim, por mirë është që të rregullohet”, thotë Mehmeti.
Përkundër që fenomeni i tregtimit të kriptovalutave mbetet ende çështje aktuale për përfitime financiare në Kosovë, sidomos nga të rinjtë, me gjithë rënien dhe ngritjen e vlerës monetare, qarkullimi i parave virtuale, nuk është i rregulluar me kornizën e Bankës Qendrore të Kosovës.
Këto ditë një Bitcoin në njësinë monetare ka shënuar mbi 47 mijë dollarë ose mbi 40 mijë euro.

T� tjera
-
Zgjedhjet lokale, presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ftuar partitë politike, për t’u kon...
-
Imami i fshatit thirrje në varrimin e Arlindës: Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri
Imami i fshatit Radac të Pejës ka bërë thirrje të ndalet vrasja e grave në Ko...
-
EULEX dënon ngjarjen në Vitomiricë, po e monitoron nga afër rastin
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka dënuar...
-
Djali i Arlindës shoqërohet për vizitë te tezet dhe dajtë – në shtëpinë ku jetoi me nënën e tij
Djali i Arlinda Zekajt është dërguar për vizitë te tezet dhe dajtë, në shtëpi...
-
U kapën me mbi një kilogram marih*uanë në Bibaj, prokuroria kërkon paraburgim për dy persona në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj,...
-
Haxhiu në Shkup: Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk pret nd...
-
Djali i Arlinda Zekajt merr pjesë në varrimin e nënës
Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Radac. ...
-
Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimi...
-
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbaj...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë – Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forcat e rendit dhe autoboti qëndrojnë gati
Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre ka...
-
Arlinda Zekajt i jepet lamtumira e fundit, lot e mërzi në varrimin e saj
Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo p...
-
Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, imami i fshatit në lotë: Duhet ta presim djalin, po e sjellin policia
Në Pejë po mbahet ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt e cila u vra ditë më...



























