Koalicioni qeverisës rrezikohet edhe në Vushtrri, Tahiri thotë se vendimi i takon VV-së
Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 07 June 2020
Koalicioni i prishur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në nivel qendror, ka ngritur shumë dilema për jetëgjatësinë e koalicioneve që kanë këto dy parti nëpër qytete të ndryshme të vendit. Një koalicion i tillë u prish në Prizren, ndërsa është përkeqësuar edhe në Vushtrri.
Zakonisht në aktivitetet komunale ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë që vije nga radhët e VV-së.
Por gjatë ditës së shtunë në konferencën e përbashkët të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj me kryetarin Xhafer Tahiri, nuk u pa Besim Muzaqi nga VV-ja.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, thotë për KosovaPress se nuk dëshiron që të ndikohen nga bindjet politike dhe në Komunën që ai udhëheq të ndodhë ajo që ndodhi në Prizren.
Derisa theksoi se ky vendim i përket Lëvizjes Vetëvendosje, nëse dëshiron ose jo të vazhdon këtë koalicion.
“Unë kamë ndërtuar një koalicion me qëllim që t’i shërbejmë qytetarëve të Vushtrrisë deri në fund të mandatit. Nuk do të kisha dashur që të ndikohemi nga bindjet partiake dhe të ndodhë ajo që ndodhi në Prizren, që për shkak të bindjeve partiake të dëmtohet qeverisja në funksion të qytetarëve të Prizrenit. Vendimi i takon LVV-së, nuk është vendim i yni… Ne kemi pasur deri tash bashkëpunim të mirë në qytetin e Vushtrrisë në funksion të arritjes së objektivave që i kemi dhënë si qeverisje komunale por çka do të ndodh tutje nuk varet nga ne por nga ata”, tha ai.
Ai vlerëson se si Komunë kanë pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me qeverisjen e kaluar të udhëhequr nga Albin Kurti, e që sipas tij të njëjtin bashkëpunim kanë edhe me qeverinë e re të Avdullah Hotit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës funksionon në bazë të Kushtetutës dhe ligjit të Republikës së Kosovës, në çdo kohë duhet të kemi një qeveri që ka legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Si komunë kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe me qeverisjen e kaluar kemi bashkëpunim edhe me këtë qeveri, sepse për mua si kryetar i Komunës më e rëndësishmja është qytetari i Vushtrrisë që t’i ofrojmë shërbime efikase dhe ta mbrojmë nga koronavirusi. Kemi përkrahje të kësaj qeverie të plotë”, deklaroi Tahiri.
Sa i përket situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, i pari i Vushtrrisë thotë për KosovaPress se ekonomia e kësaj komune ka pësuar dëme të pallogaritshme. Ai bëri të ditur se vetëm pako ekonomike e komunës e aprovuar me qëllim të lehtësimit të ngarkesës për biznese dhe për ekonomitë familjare i ka kushtuar Komunës 300 mijë euro në të hyra.
“Dëmet nga Covid-19 në ekonominë e Vushtrrisë janë të pa llogaritshme, ne po bëjmë një studim tani për ndikimin e Covid-19 në ekonominë e Vushtrrisë, në mënyrë që të identifikojmë masat që do të marrim për t’i adresuar këto dëme. Këtë studim do ta paraqesim qeveris së Kosovës, kuvendit dhe donatorëve për të ndihmuar Vushtrrinë për rimëkëmbje ekonomike…Ajo që mund të ju them deri në këtë moment është që vetëm pako ekonomike e komunës e aprovuar me qëllim të lehtësimit të ngarkesës për biznese dhe për ekonomitë familjare i ka kushtuar komunës 300 mijë euro në të hyra, që nuk do të mund t’i mbledhim….Pra ndikimi është zingjirorë”, deklaroi Tahiri.
Kujtojmë se komuna e Vushtrrisë në ditët e fundit është ndër komunat me më shumë raste pozitive me Covid-19.
Të tjera
-
Gjykata Themelore e Prishtinës ia cakton një muaj paraburgim Arian Sijarinës
Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit ...
-
Bënin gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten ngasësit e automjeteve
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur...
-
Gërvalla: Pa sakrificën e gazetarëve, bota do të ishte në terr për krimét e tmerrshme të Serbisë ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ...
-
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën e PES
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermani...
-
Policia në Prizren shqipton 42 gjoba dhe konfiskon 14 motoçikleta
Policia e Kosovës kryesisht Njesitë Rajonale të Trafikut rrugor...
-
Me 400 kilogram du*an brenda, vetura me targa të Serbisë kapet nga Policia e Kosovës
Përmes një njoftimi për medie, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjte...
-
Enver Sekiraqa në liri derisa dënimi ndaj tij ta marrë formën e prerë
Enver Sekiraqa është dënuar gjatë ditës nga Gjykata Themelore e Prishtinës, m...
-
Faturat e KEDS-it tashmë mund t’i paguani edhe përmes platformës eKosova
KESCO në bashkëpunim me platformën shtetërore eKosova, kanë krijuar mundësinë...
-
Shefi i BE-së: Shqetësuese rritja e sulḿeve fizike dhe fushatave njollosëse ndaj gazetarëve
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në Ditën e Lirisë Ndërkombëtare ...
-
Kurti reagon pas raportit negativ: Qeveria e hapur dhe e vullnetshme për t’i adresuar brengat e mediave
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për lirinë e medias në Ditën Botërore të ...
-
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, t...
-
Ferizaj, kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se dhúnoi një vajzë me të meta mendore
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opi...