KFOR-i dhuron donacion për Departamentin e Gazetarisë
Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 08 October 2021
Departamenti i Gazetarisë ka pranuar donacion në vlerë prej gjashtë mijë euro nga KFOR-i. Të premten këtij departamenti të Fakultetit të Filologjisë i janë dhuruar pajisje të transmetimit direkt. Këto pajisje do të mundësojnë transmetimin e ngjarjeve të ndryshme, po ashtu studentët do të kenë mundësi të përgatiten për tregun e mediave.
Ky donacion është arritur përmes profesoreshës së Departamentit të Gazetarisë, Remzie Shahini-Hoxhaj e cila tha se KFOR-i përveç që ka qenë partner i shtet-ndërtimit të Kosovës, ka përkrahur edhe Universitetin e Prishtinës.
Shahini-Hoxhaj: Ky donacion do të bëjë të mundshëm transmetimin e shpejt
“Në kohën në të cilën po jetojmë është shumë e rëndësishme dhe e jashtëzakonshme vetëm objektiviteti i mediave, por edhe shpejtësia e informimit. Prandaj, ky donacion do ta bëjë të mundshëm transmetimin e shpejt dhe të lëvizshëm të Kosovës. Ju falënderoj përzemërsisht që në një kohë enorme të shkurtër ju keni mund të na siguroni këtë donacion”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se për më pak se shtatë muaj janë siguruar këto pajisje në vlerë prej gjashtë mijë euro.
E, prorektorja Albulena Blakaj theksoi se ky donacion do të ndihmojë gjithë Universitetin e Prishtinës.
Blakaj: Ky donacion do të ndihmojë gjithë Universitetin e Prishtinës
“Me sjelljen e këtij donacioni do ta ndihmojë jo vetëm Departamentin e Gazetarisë por gjithë Universitetin e Prishtinës. Falënderoj shumë edhe Departamentin e Gazetarisë për punën e madhe që bën, Institutin e Medias, profesoreshën Remzije, e cila ka arritur të siguroj donacionin, natyrisht përmes jush. Uroj shumë që në të ardhmen të kemi ndihmë të vazhdueshme dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me KFOR-in edhe të kemi mundësi të bëjmë më shumë për studentët”, ka thënë Blakaj.
Ndërsa, profesori Alban Zeneli ka folur për rëndësinë e këtyre pajisjeve, ku theksoi se deri më tani kanë qenë të pajisur me sistemin me kabllo, i cili ka qenë vështirë për shfrytëzim të transmetimin live.
Zeneli: Kjo do të rrit mobilitetin për punë
“Sistem i transmetimit të sinjalit, prej kamerës wifi, nga 50 metra deri te mikseri. Ka nevojë pa kabllo fare mund t’i lëvizim. Kjo e rrit mobilitetin në punë. Është një sistem që prej këtij transmetuesi dërgon sinjalin tek tjetri që lidhet radiomikserin. Dhe në këtë mënyrë ne kemi mundësi, kemi tri të tilla, që të mobilizojmë studion tonë secilën hapësirë të Universitetit të Prishtinës me shndërrua në studio të vogël televizive me anë të së cilës mund të transmetojmë live në rrjetet sociale, por edhe në platforma të tjera”, ka theksuar ai.
Këto pajisje janë vendosur në “MediaLab”, i cili është themeluar dy vjet më parë dhe është donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Studentët e Gazetarisë do të kenë mundësi të përdorin teknologjinë më të re të kamerave, regjisë, montazhit dhe regjistrimit të zërit.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...