Lajme

​Kapet me 863 mijë euro, tash kërkon lirinë

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 18 December 2017

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë për 21 dhjetor shqyrtimin e kërkesës së biznesmenit Orest Sota, për shkak të mos pranisë në gjyq të avokatit Fatmir Braka.

Sota ka paraqitur kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, në një masë më të butë.

Ai u arrestua në fillim të nëntorit në Elbasan, pasi nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për të ndaluar.

-Advertisement-

Policia konstatoi se ai nuk kishte leje drejtimi mjeti, ndërsa gjeti në makinën e tij 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera