Lajme

​Hoxhaj në Samitin e SEECP, takon homologen e re kroate

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 30 June 2017

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në Dubrovik të Kroacisë, ku po merr pjesë në samitin e vendeve të SEECP-së, së bashku me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaç, njofton MPJ.

Në margjina të samitit, Hoxhaj ka takuar ministren e Jashtme të Kroacisë, vetëm pak ditë pas emërimit në këtë pozitë, Marija Pejcinovic Buric, thuhet në njoftim.

Në këtë takim, homologët kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale të cilat i vlerësuan si marrëdhënie historikisht të shkëlqyera, si dhe diskutuan për bashkëpunimin e mëtejmë mes dy vendeve.

-Advertisement-

Gjatë samitit, Hoxhaj do të zhvillojë takime të shumta me homologë dhe delegacione pjesëmarrëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera