Erdogan në Greqi, vizita e një presidenti turk pas 65 vitesh
Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 03 December 2017
Qeveria greke ka bërë me dije se presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan do të vizitojë Athinën pas ftesës se homologut te tij grek në datat 7 dhe 8 dhjetor.
Ai do të takojë presidentin grek Pavlopoulos si dhe kryeministrin Tsipras me tema kryesore në axhendën e bisedimeve, sipas qeverisë greke, krizën migratore, sigurinë në rajon, bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet BE-Turqi si dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Por sipas mediave turke bisedime do të ketë edhe për çështjen e azilit që u është dhënë tetë ushtarakëve turq të arratisur në Greqi pas grushtit të dështuar të shtetit si dhe për çështjen qipriote. Presidenti turk shoqërohet nga zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, si dhe nga nga 11 drejtorë të mediave turke bashkë me 46 gazetarë.
Athina vlerëson se dialogu me Ankaranë në një moment kur marrëdhëniet turko-greke vazhdojnë të jenë të vështira, do të ketë një anë pozitive për të përmirësuar klimën midis dy vendeve si dhe për sigurinë në rajon, ndaj kërkon të mbajë të hapur një kanal komunikimi me palën turke. Nga ana tjetër ka edhe zëra kritike përsa i përket takimeve të kryeministrit Tsipras gjatë qeverisjes së tij me udhëheqës që për shumë analistë konsiderohen kontraversiale.
Përmendet takimi me Putin në momentet kur diskutohej Grexit në 2015, me Trump pas vizitës së tij në vendet arabe dhe kryesisht në Arabinë Saudite, si dhe tani me Erdogan pas zhvillimeve në Siri,ndërkohë që edhe për shumë europianë lideri turk shihet me sy kritik dhe aq me tepër marrëdhëniet Ankara-Berlini janë të tensionuara.
Por për Athinën, siç thekson edhe Kathimerini, Turqia përveç se një fqinj që shpeshherë shkel hapësirat ajrore të saj, zotëron 38% të ishullit të Qipros dhe mban çelësin e valës migratore, është një faktor kryesor i paqes ose trazirave nga Lindja e Mesme deri në Ballkan. Erdogan që do të jetë presidenti i parë që viziton Greqinë pas presidentit Xhelal Bajar , 65 vite më parë, ka vizituar Athinën si kryeministër , në vitet 2003 dhe 2004
Të tjera
-
Alarmet “taktike” të Kurtit për rrezikun e konflikteve nga Serbia, çfarë thonë analistët dhe KFOR’i
Përkundër bisedimeve me vite, Kosova dhe Serbia duket se nuk mund të gjejnë g...
-
Mbi 15 mijë aksidente për 8 muaj
Vetëm gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, në total janë regjistruar mb...
-
Konfliktet në botë, Osmani e Rama pjesë e asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Udhëheqës nga mbarë bota, liderë të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndim...
-
Nga sot fillon stina e vjeshtës
Instituti Hidrometerologjik të Kosovës, ka njoftuar se zyrtarisht sot rreth o...
-
Drejtori i Onkologjisë: Rreth 1 mijë e 500 raste të reja me kancer
Rreth 1 mijë e 500 persona janë diagnostikuar me kancer në nëntëmujorin e kët...
-
Liderët e Kosovës në akademinë e famshme “West Point”, Jahjaga ishte ftuar para 10 vitesh, Haradinaj më 2018
Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar nga dje foto e video nga pritja që i ës...
-
Aksion i policisë pas mesnatës në Pejton të Prishtinës
Një aksion i policisë është raportuar se ka ndodhur pas mesnatës në Prishtinë...
-
Autoblinda e ushtrisë serbe aksidentohet me një veturë, humbin jetën pesë persona
Në magjistralen Kralevë-Rashkë të Serbisë ka ndodhur një aksident trafiku, ku...
-
Osmani kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Dy gjigandët e historisë tonë
“Xhevë dhe Fehmi Lladrovci janë gardianët e përjetshëm të lirisë dhe Republik...
-
Sot maratona e kryeqytetit ”Vrapo pa kufi”
Me moton ”Vrapo pa kufi”, Federata Atletike e Kosovës organizon sot edicionin...
-
Fushë Kosovë: Raportohet se janë zhdukur dy fëmijë
Dy fëmijë raportohet se janë zhdukur në Fushë Kosovë. Rastin në polici e k...
-
E ṭhẹri me ṭhikë në dorë një person, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
Një person u ther me thikë në dorë gjatë një përleshje që ndodi të dielën rre...