Lajme

​Dënohet me dy vjet burg njëri nga sulmuesit e Sokol Zogajt

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 19 November 2018

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me dy vjet burg B.Zhjeqi pasi që i njëjti ka marr pjesë në sulmin ndaj ish drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosoëvs Sokol Zogaj.

Sipas Gjykatës më 16 gusht të vitit të kaluar rreth orës 07:12, në rrugën “Imzot Nikë Prelaj” në lagjen Ulpiana, në Prishtinë, pas marrëveshjes paraprake me të pandehurit B.A dhe G.M, i akuzuari B.Zhjeqi , me dashje ka kontribuar në krijimin e kushteve për kryerjen e veprës penale të sulmit ndaj Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës .“Të akuzuarit B.ZH i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri e këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

I dëmtuari S.Z për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil. Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera