Ekonomi

​Bursat shënojnë ngritje, dollari bie

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 21 August 2018

Aksionet në bursat evropiane shënuan sot rritje, prej të cilave më e madhja u regjistrua në Wall Street, pasi investitorët mirëpritën rezultatet e ngurta të kompanisë.

Në SHBA, indeksi S&P 500 u rrit 0.4 për qind në 2.867 pikë, Dow Jones nga 0.3 për qind në 25.836 pikë, dhe Nasdaq me 0.6 për qind në 7.864 pikë, transmeton KosovaPress.

Në Evropë, indeksi DAX gjerman u rrit me 1.7 për qind pasdite, CAC 40 francez me 0.9 për qind, ndërsa FTSE 100 britanik shënoi rënie prej 0.1 për qind. Dollari u dobësua në raport me jenin japonez në 110.40 nga 110.23 sa ishte dje, ndërsa euro u rrit në 1.1527 nga 1.1467 dollarë. Në Azi, indeksi japonez Nikei u rrit me 0.1 për qind, Kospi i Koresë së Jugut me 1 për qind dhe Hang Sang në Hong Kong me 0.6 për qind.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera