Belgjikë, 134 të vdekur nga koronavirusi
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 28 April 2020
Në Belgjikë, në 24 orët e fundit, 647 njerëz janë infektuar me koronavirus dhe 134 kanë vdekur.
Qendra e Shëndetit Publik vlerëson se tendenca në rënie e rasteve po vazhdon dhe se do të jetë e mundur që nga 4 maji të zbatohet faza e parë e zbutjes së masave kufizuese.
“Ne besojmë se rreziqet mund të jenë të kufizuara dhe të kontrolluara me kusht që të vazhdojmë të mbrojmë ata që janë më të prekurit, më të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore,” tha Qendra e Shëndetit Publik.
Autoritetet belge kanë marrë vendimin për të mbajtur maska mbrojtëse në transportin publik për këdo mbi moshën 12-vjeç, transmeton KosovaPress.
Transporti urban duhet të kthehet nga orari i reduktuar në orarin e plotë nga 4 maji. Masat e marra nga qeveria federale parashikojnë hapjen e të gjitha dyqaneve nga data 11 maj.
Shkollat janë planifikuar të rifillojnë punën nga 18 maj, me restorante dhe kafene vetëm në qershor, nëse situata me COVID-19 mbetet e qëndrueshme.
Të gjitha masat për të liruar kufizimet në Belgjikë nënkuptojnë detyrimin për të mbajtur maska mbrojtëse dhe distancë shoqërore.
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...