Lajme

​Albin Kurti dhe Donika Kadaj mbeten në paraburgim

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 20 December 2017

Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi mbesin në paraburgim. Kjo pasi, Gjykata ka refuzuar kërkesat e mbrojtjes se tyre për lirim dhe zëvendësim të kësaj mase. ​

Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë duke u gjykuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend kohë më parë.

Albulena Haxhiu kërkoi që në cilësinë e dëshmitarëve të thirren edhe shumë deputetë të tjerë që kanë qenë të pranishëm atëkohë.

-Advertisement-

Por trupi gjykues e ka refuzuar kërkesën e të akuzuarve për të dëgjuar mbi 20 dëshmitarët e propozuar për të dëshmuar në gjykatë.

Sipas trupit gjykues dëshmitë e tyre janë jo relevante, tash për tash në këtë rast.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera