Lajme

​3.518.657 fletëvotimi për zgjedhjet e 25 qershorit

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 26 May 2017

Shtyrja e datës së zgjedhjeve në Shqipëri me marrëveshjen politike të 18 majit PS-PD, ndryshoi dhe listën e zgjedhësve dhe si rrjedhim edhe numrin e zgjedhësve mbi të cilën bazohet sasia e fletëve të votimit që do duhet të prodhohen për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) vendosi të premten, që sipas të dhënave të reja nga Gjendja Civile, sasia e fletëve të votimit që do duhet të prodhohen për këto zgjedhje është 3.518.657 fletë votimi, ose 442 fletëvotimi më shumë se sa ato të miratuara me vendimin e KQZ-së të datës 9 maj(3.518.295).Nga përpunimi i të dhënave, rezulton se në rang vendi janë gjithsej 5362 qendra votimi(QV) me gjithsej 3.452.260 zgjedhës.

Bazuar në urdhërimet e Kodit Zgjedhor, sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet duke shtuar 2-përqindëshin mbi numrin e zgjedhësve për çdo QV, është 3.518.657 fletë votimi gjithsej. Gjithashtu, KQZ miratoi të premten dhe kërkesën e OSBE/ODIHR-t për akreditimin e 31 përkthyesve për vëzhgimin e procesit zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin më 25 Qershor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera