20 vjet nga vdekja e Jashar Salihut
Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 16 December 2020
Janë bërë 20 vjet nga vdekja e Jashar Salihut, përfaqësuesit të parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, në Zvicër, dhe njëherit edhe ish-kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit “Vendlindja thërret”.
Që nga vitet e 70-ta, Jashar Salihu ishte anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve Shqiptare në Jugosllavi, respektivisht ishte ndër anëtarët më aktiv të grupeve ilegale të asaj kohe që vepronte brenda organizatës ilegale të quajtur Komiteti për Deçan, në kuadër të lëvizjes së udhëhequr nga ideologu, veprimtari më i shquar i çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla.
Bashkë me vëllain e tij, Hajdarin, ishin dalluar për guximin e tyre politik që haptazi ju kundërviheshin qëndrimeve e veprimeve të udhëhequra nga ish-qendrat komuniste të organizuara përmes komiteteve komunale, që binin ndeshë me synimet dhe idealet e lëvizjes së mirëfilltë kombëtare për çlirim nga pushtimet sllave.
Vite më vonë vëllezërit Salihu, punuan si profesor në shkollën e mesme “Vëllezërit Frashëri” gjimnazi në Deçan. Më 1 maj të vitit 1990, do ta drejtojë tubimin tek Verrat e Llukës, ku kishte më se 500 mijë të pranishëm nga të gjitha trevat shqiptare, ku do të arriheshin 106 pajtime; 62 gjaqe, 25 plagë dhe 19 ngatërresa.
Në fund të këtij viti e arrestojnë dhe e torturojnë tmerrësisht, barbarisht. Por, asgjë nuk përfundon me kaq; ndjekja e tij do të vazhdojë edhe më tutje, në çdo hap, gjer aty sa ta detyrojnë të marrë rrugën e mërgimit. Veprimtaria e tij politike, në kuadër të ish-Lëvizjes Popullore të Kosovës, vetëm se do të shënojë ngritje dhe do të marrë dimensione të reja, të shumanshme.
Duke qenë paraprakisht në hierarkinë më të lartë drejtuese të saj, me nismën e tij në vitin 1993, do të formohet Fondi “Vendlindja thërret”, fond i cili fillim e mbarimin ka qenë në funksion të formimit të vetëfinancimit të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që nga ky vit, pra që nga koha e themelimit, Jashar Salihu ka qenë kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit “Vendlindja thërret”.
Në sensibilizimin e opinionit perëndimor me të vërtetën për luftën e drejtë të Kosovës kundër forcave kriminale të Millosheviqit, roli i Jasharit është i pazëvendësueshëm, dhe, rrjedhimisht, po dëshmohej se jo rastësisht në kuadër të Drejtorisë Politike të UÇK- së.
Ai ishte anëtar i Grupit për Marrëdhënie me Jashtë, ndërkaq që më vonë do të jetë përfaqësuesi i parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, në Zvicër.
“Shqiptarët e Kosovës janë evropianë dhe nuk kanë lidhje me vendet islamike. Ata janë të vendosur të luftojnë deri në fund”, i ka deklaruar Jashar Salihu gazetës amerikane “The Christian Science Monitor”, të datës 16 prill 1998, duke mbrojtur kështu dhe përhapur të vërtetën për shqiptarët dhe vlerat civilizuese perëndimore të luftës së UÇK- së, njëkohësisht duke demantuar propagandën antishqiptare të regjimit kriminal të Millosheviqit dhe satelitëve të tij.
Jashar Salihu lindi në fshatin Batushë më 10 shkurt 1953. Shkollimin fillore e kreu në fshatin Molliq, ndërsa atë të mesën në Gjakovë. Fakultetin e mbaroi në Prishtinë, në Fakultetin Filozofik, ku studioi gjuhën angleze.
Vdiq me 16 dhjetor të vitit 2000, në spitalin kantonal të Aaraut të Zvicrës.
Të tjera
-
“E panevojshme”: Gjyqtari i Speciales bëhet nervoz kur Nuhi Bytyçi i përmend masakrat serbe në Kosovë
Nuhi Bytyçi, gazetari i luftës, po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë. Kur n...
-
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian: Si organizohen dhe kush mund të votojë?
Rreth 373 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të m...
-
Këta janë dy shqiptarët që po raportohet se u arrestuan për spiunazh me BIA-n serbe
Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dyshohet se janë dy personat e arrestuar so...
-
“Zvarritje rastesh, lirime të shumta nga akuzat”, gjetjet e raportit të OSBE-së për rastet e korrupsionit e krimit të organizuar nga gjykatat
Misioni i OSBE-së ka publikuar sot raportin se si gjykatat në Kosovë e kanë ...
-
Bytyçi – Prokurorit: Në mënyrë selektive, në mënyrë shumë të njëanshme po punoni
Dëshmitari Nuhi Bytyci gjatë dëshmisë së tij në çështjen gjyqësore ndaj ish-k...
-
Dëshmitari Bytyçi: Dje prokurori me shqetësoi me disa informacione të paverifikuara që kanë dal në media
Nuhi Bytyçi edhe ditën e sotme po e vazhdon me dhënien e dëshmisë në çështjen...
-
Haxhiu i del në mbrojtje Kusarit: Përpjekje e tërheqjes se vëmendjes nga dështimi për rrëzimin e Qeverisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dalë në mbrojtje shefes së depu...
-
Meteorologët paralajmërojnë për temperatura rekord në SHBA
Një valë e rrezikshme të nxehti pritet në pjesën perëndimore të SHBA-së, para...
-
LDK nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka arritur bashkëpunimin e parë parazgjedhor. ...
-
BE në kërkim të opsioneve për dialogun, pas largimit të Lajçakut
Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar edhe si t’i qaset dialogut për normali...
-
Lansohet portali i Sistemit Prokurorial të Kosovës
Nga sot Sistemi Prokurorial i Kosovës do të ketë 11 webfaqe për secilën proku...
-
Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohen se spiunonin për shërbimin sekret serb
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj dy persona të cilët dyshohen pë...