Sport

ZYRTARE: Yeni Malatyaspor prezanton Jetmir Topallin

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 13 August 2020

Jetmir Topalli edhe zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës së Yeni Malatyaspor, që garon në Superligën e Turqisë, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit turk në facebook.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Jetmir Topalli”, thuhet në njoftimin zyrtar.

-Advertisement-

Sulmuesi nga Kaçaniku ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Yeni Malatyaspor.

Ai në Superligën e Turqisë transferohet nga skuadra e Ballkanit.

Topalli karrierën e ka nisur te klubi i 2 Korrikut, me pas ka luajtur dhe për Vushtrrinë dhe së fundmi Ballkanin.

Më poshtë keni njoftimin e klubit turk për transferimin e sulmuesit kosovar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera