Sport

ZYRTARE: Barcelona transferon talentin brazilian dhe i vendos klauzolë largimi 300 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 06 August 2020

Klubi i Barcelonës ia ka arritë ti siguroj shërbimet e talentit brazilian, Gustavo Maia, shkruan Gazeta inFokus.

‘Katalunasit’ kanë paguar 4.5 milionë euro për transferimin e talentit të Sao Paolo.

Maia ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me ‘blaugranët’.

-Advertisement-

Ai fillimisht do të luaj për Barcelonën B, ndërsa në vitet e ardhshme do të inkuadrohet në ekipin e parë.

Klubi katalunas i ka vendosur klauzolë largimi brazilianit plotë 300 milionë euro.

Maia është një talent shumë premtues dhe kjo ka qenë arsyeja që krerët e Barcelonës i kanë vendosur një klauzolë largimi kaq të lartë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera