Sport

Zekrija Ramadani zbulon se a i ka premtuar titullin kryesisë së Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 25 October 2020

Trajneri i skuadrës së Prishtinës, Zekrija Ramadani, i ftuar në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV, ka folur për deklaratat e Armend Dallkut, i cili kishte thënë se kryeqytetasit e kanë larguar nga pozita e trajnerit pasi nuk i kishte premtuar titullin kampion, shkruan Gazeta inFokus.

E trajneri shkupjan i pyetur se kryesia e Prishtinës a i kanë kërkuar titullin sikurse Dallakut, ka zbuluar se nuk i kanë kërkuar titullin, por luftën për titull.

“Unë kam premtuar se e njoh ekipin, kam premtuar se do ta jap maksimumin në çdo moment dhe kam premtuar se do ta japim maksimumi nga i pari deri te i fundit, por premtim titulli unë nuk e di a kam ndonjë koleg që mund ta premtoj titullin, por nuk di edhe a ka kryesi që thotë garantoma titullin. Mua nuk ma kanë kërkuar titullin me garanci, mu ma kanë kërkuar luftën për titull edhe ne do ta bëjmë luftën për titull deri sa do të kemi edhe mundësin e fundit”, deklaroi Ramadani.

-Advertisement-

Prishtina pas tetë xhirove të zhvilluara renditet e katërta në tabelë me 11-të pikë të arkëtuar, 8-të më pak se Ballkani që kryeson./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera