Lajme

Zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë infektohet me Covid-19, kontakti i fundit ishte Biden

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 01 November 2021

Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Në një deklaratë të dhënë të dielën, Psaki tha se kontakti i saj i fundit kishte qenë më presidentin amerikan Joe Biden ku ata ishin më shumë se 6 metra larg njëri-tjetrit dhe mbanin maska.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden, i cili testohet shpesh, rezultoi negativ për herë të fundit të shtunën.

-Advertisement-

Psaki, nuk e shoqëroi Biden në udhëtimin e tij jashtë vendit në Romë këtë fundjavë për samitin e Grupit 20 dhe sot në Glasgoë për një samit të Kombeve të Bashkuara për klimën.

Psaki tha se ajo kishte planifikuar të udhëtonte me presidentin, por e anuloi udhëtimin pikërisht kur ai do të nisej për në Evropë pasi mësoi se anëtarët e familjes së saj kishin rezultuar pozitivë për COVID-19.

“Që atëherë, unë kam karantinuar dhe kam rezultuar negativ për COVID të mërkurën, të enjten, të premten dhe të shtunën”, tha Psaki në deklaratë. “Megjithatë, sot rezultova pozitiv për COVID.”

Psaki, e cila është plotësisht e vaksinuar, tha se ajo po shfaq vetëm simptoma të buta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera