Zyrtarja e lartë e DASH pasi vizitës në Tiranë: Pozicioni ynë i qartë ndaj personave non-grata

Autori: Gazeta inFokus
18:53 | 29 April 2022
Pasi ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, zhvilloi një vizitë dy ditore në Tiranë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, ajo nënvizoi për “Zërin e Amerikës” qëndrimin e njohur se zyrtarët amerikanë nuk mund të takohen me persona të shpallur, siç është rasti i ish kryeministrit Sali Berisha.
Zëri i Amerikës: Zonja Donfried, vitin e kaluar Sekretari amerikan i Shtetit përcaktoi ish kryeministrin Sali Berisha, për korrupsion madhor. Por përcaktimi i tij dhe këmbëngulja e SHBA-ve për ta lënë zotin Berisha jashtë grupit parlamentar, e forcoi pozitën e tij në parti dhe sot duket se ai, thuajse “de facto” ka rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike, duke synuar rizgjedhjen si kryetar i saj. A ju shqetëson ju kjo situatë? Dhe deri ku do të shkonin marrëdhëniet e SHBA-së me një opozitë të drejtuar nga zoti Berisha? Çfarë ndikimi mund të ketë kjo për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë?
Nd/Sekretarja Donfried: Sekretari Blinken e shpalli Z. Berisha për shkak të akteve të korrupsionit ku ishte përfshirë dhe unë, si zyrtare e qeverisë së SHBA, nuk mund të takohem me persona të shpallur. Besoj që pozicioni i SHBA është shumë i qartë. Në fakt u takova sot me drejtues të opozitës dhe do të ndaj me ju faktin që më bëri përshtypje se sa shumë biseda jonë u përqendrua jo tek e kaluara por tek e ardhmja dhe se çfarë PD kërkon të arrijë dhe pret për sa i përket çuarjes përpara të objektivave të Shqipërisë.
Zëri i Amerikës: Përveç Berishës, Uashingtoni sanksionoi së fundmi edhe një ish-deputet, Aqif Rakipin, me lidhje të qarta me partinë e shumicës në pushtet. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga autoritetet shqiptare?
Nd/Sekretarja Donfried: Mendoj se kam qenë e qartë në lidhje me rolin që luajnë shpalljet. Në lidhje me çfarë ndodh në Shqipëri pas tyre, do të thoja se unë besoj që qytetarët shqiptarë, si njerëzit në të gjithë botën, duan të mbështesin kandidatë të pastër.
Donfried pati sot takime me kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të qeverisë, si dhe me deputetë të opozitës. Thellimi i partneritetit mes dy vendeve ishte në qendër të vizitës.
Para largimit nga Tirana, zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit, foli me Zërin e Amerikës mbi marrëdhëniet me Shqipërinë dhe pritshmëritë lidhur me reformat dhe luftën ndaj korrupsionit. Ndihmës Sekretarja jep detaje dhe mbi takimin që pati sot me deputetët e PD-së Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku, të cilët i konsideron si drejtues të opozitës duke shpjeguar se biseda ishte përqendruar jo te e kaluara, por tek e ardhmja.
Të tjera
-
Çfarë janë ‘Terminatorët’ rusë që janë parë në Ukrainë?
Imazhet e reja konfirmojnë praninë në Donbas të Ukrainës të një makine luftar...
-
Qytetarja nga Peja u kafshua nga qentë endacakë, komuna obligohet t’ia kompensojë dëmin mbi 3 mijë euro
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditëses F....
-
Gjendje e jashtëzakonshme në arsim? Qehaja nuk e sheh të domosdoshme
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ditë më parë ka thënë se në Kos...
-
Blerjet politike dhe etnike të shtëpive në veri të Mitrovicës
Shqiptarët e Lagjes së boshnjakëve në veri të Mitrovicës janë duke i shitur m...
-
Ja çfarë moti do të mbretërojë në pesë ditët e ardhshme
Në Kosovë gjatë pesë ditëve të javës që vjen do të mbajë mot kryesisht i ndry...
-
Kurti iu uron mirë se ardhje në Kosovë dy gazetarëve ukrainas
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka uruar mirë se ardhjen në Kosovë dy ...
-
Marrëveshja PS-PD për presidentin dështoi, raundi i dytë i votimit drejt skadencës
Raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në presidencën e Shqipër...
-
Çitaku: E paprecedentë që një kryeministër t’ia japë vetes luksin të qëndrojë kaq gjatë në ShBA
Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo produktivite...
-
Arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas në Kosovë
Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, njofton për ardhjen në Kosovë...
-
Kurti në Boston flet për bashkëpunimin me Demaçin, burgun e VV-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një ligjeratë të mbajtur në Univer...
-
Vulin: Rusia nuk na bombardoi, as s’na kërkoi njohjen e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka komentuar thir...
-
Vulin: Alarmet për bomba si korona, duhet të mësohemi me to
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se raportime...