Lajme

Zyrtarja e Komunës së Prishtinës merr tender nga Shpend Ahmeti (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 21 June 2017

Njëmbëdhjetë biznese të vogla u përzgjodhën nga Komuna e Prishtinës për t’u vendosur në njërën nga shtëpizat që i janë dedikuar ‘tregut të luleve’. Pronar i njërit prej bizneset që ka fituar nga Komuna është edhe një zyrtare që punon në Komunën e Prishtinës. Ky veprim rrjedhimisht mund të përbëj konflikt të interesit.

Në javën e kaluar, nëpërmjet procedurave të një konkursi të hapur, komisioni i Komunës së Prishtinës i përbërë nga pesë persona për “tregun e luleve” ka përzgjedhur edhe kompaninë D.P.T. “Unique Flower” me pronarë Fatbardha Mehmetukaj.

Lajmi.net ka mësuar se Mehmetukaj është Zyrtare e lartë në Komunën e Prishtinës. Zyra për informimit e Komunës së Prishtinës nuk ka dashur të përgjigjet lidhur me këtë rast.

-Advertisement-

Lajmi.net është në pritje edhe nga Agjencia Kundër Korrupsionit për të parë nëse kjo situatë përbënë konflikt të interesit.

Sipas ueb-faqes së Komunës së Prishtinës, Fatbardha Mehmetukaj është punësuar në Drejtorinë për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrotje të Mjedisit, si Zyrtare e lartë për mbrojtje të mjedisit. Por, lajmi.net ka mësuar se ajo para një kohë është transferuar në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

Ndërkaq, me 26 maj 2017, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nxjerr vendim për caktimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave për përzgjedhjen e bizneseve për ‘tregun të luleve’.

Komisioni ka qenë i përbërë nga kryesuesi, Drejtori i planifikimit strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Prishtinë, Genc Bashota, anëtarë, Diellza Kelmendi, zyrtare në Zyren e kryetarit Shpend Ahmeti, anëtarë Fexhri Hyseni zyrtarë komunal, dhe nga anëtarët Fanol Sadiku dhe Mimoza Sylejmani.

Detyra e komisionit ka qenë shqyrtimi i kërkesave që  kanë te bëjnë me përzgjedhjen e bizneseve që merren me prodhimtarinë e luleve, të cilat do te jene pjesëmarrëse në tregun e luleve. Sipas vendimit të nxjerr, Komisioni është dashur ta informoi kryetarin e Komunës për veprimet e marra.

Në bazë të Vendimit 01-020/04-0124653/17 të datës 26/05/2017 komisioni  i caktuar për shqyrtimin e kërkesave për përzgjedhjen e bizneseve për tregun e luleve, ka përpiluar lisën e bizneseve  të cilat i kanë plotësuar kriteret e parapara në thirrjen për aplikim.

Bizneset e përzgjedhura kanë qenë : SH.P.K “New Ventur” , N.P.T  “Lulishtja Buçaj” , N.SH.  “Blina & Era”, D.P.T. “Unique Flower” , SH.P.K “Andra” , N.T.P. “Las Pallmas” , N.P.T  “Parajsa” , N.SH “Stublla-Comm, N.P.SH. “Ana Farm”, N.P.T. “Agro Coop” , N.T.SH. “Etno-Art”.

Lajmi.net ka gjetur se biznesi i zyrtares komunale “Unique Floëer” si datë të aplikimit dhe datë të konstituimit në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) e ka datën 5.08.2015. Biznes me këtë datë të aplikimit dhe konstituimit në ABRBK, rastisë të jetë edhe fituesi tjetër i një kamp shtëpize, kompania “Blina&Era”, por që për pronare ka Florina Makollin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera