Sport

Zyrtarizohet ndarja pas katër vitesh, Spanja mbetet pa trajner

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 08 December 2022

Luis Enrique nuk është më trajneri i kombëtares spanjolle. Trajnerit i përfundonte kontrata pas përfundimit të Botërorit të Katarit, teksa palët kanë zgjedhur të mos rinovojnë bashkëpunimin pas dështimit të iberikëve në Kupën e Botës.

Spanja fitoi vetëm një nga katër ndeshjet e zhvilluara dhe u eliminua me penallti nga Maroku në raundin e 1/8-ve. Nëpërmjet një postimi zyrtar në Tëitter, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka lajmëruar largimin e trajnerit 52-vjeçar.

“Federata falënderon Luis Enriquen për punën e zhvilluar në drejtimin e kombëtares spanjolle”, shkruan RFEF. Ish-mesfushori qëndronte në stolin e Spanjës prej korrikut të vitit 2018, por u shkëput në periudhën mars-nëntor 2019 si pasojë e vdekjes së vajzës së tij, Xana Martinez.

-Advertisement-

Sa i përket klubeve, ai punoi si teknik i Barcelonës, Romës dhe Celta Vigos. Një nga emrat që përfliten si zëvendësues të Luis Enriques është Marcelino, i cili ka drejtuar në La Liga skuadra si Valencia, Villareal, Athletic Bilbao dhe Sevilla.

Ndërkohë, shanse reale për t’u ulur në stolin e Spanjës ka edhe Luis De La Fuente, 61-vjeçari që drejton kombëtaren U21 iberike prej vitit 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera