Lajme

Zyrtarizohet krijimi i Fondit Përshpejtues të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 16 July 2024

Është zyrtarizuar sot krijimi i Fondit të Përbashkët Përshpejtues të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për Kosovën, në takimin që e pati zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe koordinatores Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se fondi po themelohet me qëllim avancimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm në linjë dhe me realizimin e Agjendës 2030.

“Kontributi fillestar në këtë fond do të jetë i Kosovës dhe ajo në shumën e 200 mijë eurove. Fondi në vazhdimësi mund të rritet në varësi të prioriteteve të përcaktuara dhe në shërbim të përmbushjes së objektivave të parapara, të cilat lidhen ndër të tjera me uljen e shkallës së varfërisë, rritjen e kapacitetit të energjisë së ripërtëritshme, transformimi digjital, si dhe ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në sistemin arsimor. Fondi do të pranojë dhe kontribute nga donatorë e partnerë, teksa ndaj çdo financimi shtesë nga donatorët Qeveria do të kontribuojë në vlerën prej 20% të shumës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Bislimi theksoi përkushtimin e Qeverisë në përmbushjen e OZhQ-ve dhe zbatimin e Agjendës 2030, me fondin si faktor shtesë shtytës dhe katalizator.

Nga ana e saj, Spence e përshëndeti vendimin e Qeverisë për themelimin e këtij fondi bashkë me kontributin fillestar, duke shtuar se krijimi i tij dëshmon angazhimin e përbashkët për të adresuar sfidat komplekse të zhvillimit të qëndrueshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera