Lajme

Zyrtarit serb, që Kurti ia vuri “kusht” Vuçiqit ta shkarkojë, s’i lejohet hyrja në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 27 December 2021

Kryetarit të Komisionit për persona të pagjetur në Qeverinë e Serbisë, Velko Odaloviq, nuk i është lejuar sot hyrja në Kosovë, ka shkruar portali Kossev.

Ai, sipas mediave, kishte disa takime me familjarët e serbëve të zhdukur në Kosovë.

Në të vërtetë, disa muaj më parë, Kurti gjatë një takimi në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte “vënë si kusht” për vazhdimin e dialogut, përkatësisht bisedimet për çështjen e të zhdukurve me forcë gjatë luftës, shkarkimin e Odaloviqit që kryeson komisioni qeveritar serb për personat e zhdukur.

-Advertisement-

Sipas Kurtit, e kaluara e tij është kriminale dhe ai nuk të drejtë morale të flasë për të zhdukurit.

Odaloviq, në vitet 1997-1999 ishte “zyrtar i lartë i Qarkut të Kosovës” dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar. Ishte një nga anëtarët themelues të Partisë Socialiste të Serbisë, të Slobodan Milloseviqit dhe ka mbajtur pozita të larta në Kosovë si pjesë e regjimit të Milosheviçit në vitet ’90. Puna e tij e fundit në Kosovë ishte si “Shef i Qarkut të Prishtinës” për vitet 1998 dhe 1999, gjatë së cilës kohë shumica e njerëzve që llogaritën si të humbur janë zhdukur.

Kërkesën e Kurtit e kishte mbështetur Natasha Kandiq, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera