Zyrtarisht ne sezonin e gripit/ Disa kura natyrale për zhbllokimin e hundëve
Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 05 December 2024
Vështirësia në frymëmarrje dhe humbja e oreksit janë dy aspekte aspak të rehatshme të të ftohurës apo gripit.
Bllokimi i hundëve nga sekrecionet mund ta bëjë jetën të vështirë por kjo ndodh përkohësisht.
Hundët mund të pastrohen nga sekrecionet falë disa kurave natyrale të mira për organizmin.
Simptomat e bllokimit të hundëve
Bllokimi i hundëve shoqërohet me një grumbullim të dendur të sekrecioneve, enjtje të indeve të hundës dhe dhimbje të sinuseve.
Te të sapolindurit, bllokimi i hundëve mund të zgjasë për një muaj duke vështirësuar ushqyerjen e tyre.
Një prej arsyeve më të zakonshme të bllokimit të hundës është inflamacioni në flegrat e saj.
Kjo mund të ndodhë si pasojë e të ftohurës, gripit apo sinozitit.
Në rastet e këtyre problemeve, situata përmirësohet shpejt por ka raste siç është sinoziti kronik, myku apo alergjitë që tejzgjatin vështirësinë në frymëmarrje.
Kurat natyrale për zhbllokimin e hundëve
Uthulla e mollës
Ekspertët rekomandojnë përzierjen e një luge çaji me uthull molle në një gotë me ujë të vakët.
Kjo tretësirë duhet pirë një ose dy herë në ditë.
Kjo kurë funksionon për shkak të acidit acetik dhe kaliumit që hollojnë sekrecionet dhe luftojnë mikrobet.
Çaji i nenexhikut mund të përgatitet duke zier 8-10 fletë nenexhiku në ujë.
Çaji duhet pirë një deri në dy herë në ditë.
Mentoli te nenexhiku lufton inflamacionin dhe çliron hundët nga sekrecionet.
Vaji esencial i trumzës
Për këtë kurë, duhet të zieni ujë në një tenxhere dhe të hidhni 6-7 pika të vajit esencial të trumzës.
Mbulojeni kokën me një peshqir dhe nuhatni avullin e lëshuar nga uji i zier me vajin esencial.
Kjo kurë funksionon sepse përbërësit e vajit luftojnë mikrobet dhe inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes.
Të njëjtën kurë mund ta bëni edhe me vajin e rozmarinës i cili ndihmon edhe kundër kollës dhe të ftohurës në përgjithësi.
Ujë me kripë
Uji me kripë mund të hidhet në një shishe spërkatëse për hundët dhe ta përdorni në secilën flegër.
Kjo kurë është efikase në zhbllokimin e hundëve por funksionon edhe kundër alergjive, të ftohurës dhe sinozitit.
Hudhra
Zieni ujin në tenxhere. AgroWeb.org ju udhëzon të hidhni 3-5 thelbinj të shtypur hudhre dhe mbulojeni kokën me peshqir.
Nuhatni avullin e lëshuar nga hudhra dhe përsëriteni kurën dy herë në ditë.
Hudhra është ideale kundër baktereve, mikrobeve dhe inflamacionit.
Të tjera
-
Gruaja nga Podujeva raporton se u kërcënụa nga burri, ai është i burgosur në Dubravë
Një rast mjaftë i çuditshëm ka ndodhur së fundi në Podujevë. Ankuesja ...
-
Sụlmohet mjeku në QKUK, merr trajtim mjekësor ndërsa arrestohet i dyshuari
Një mjek në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është sulmuar të e...
-
Jeta Rafuna në tubimin e mbrëmshëm: Në atë shkollë ku mora dijet e para, jehoi kushtrimi i fitores tonë të madhe
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna, ka tre...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrạhu gruan, prindërit e saj dhe tezen
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte...
-
Për një ditë mbi 2 mijë e 100 gjoba për shoferët
Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mba...
-
Serbia sot në grevë të përgjithshme
Sot në Serbi ka nisur greva e përgjithshme, të cilën studentët e kanë parala...
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin në BE
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për një ...
-
Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Kamenicë
Një person është gjetur pa shenja në shtëpinë e tij në rrugën “Taulantët” në ...
-
106 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit
Sot mbushen 106 vjet nga vdekja e atit të pavarësisë së Shqipërisë, shqiptari...
-
Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re të SHBA-së
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,theksoi përkushtimin e Koso...
-
Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës
Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë sot do të mbahet ceremonia e diplomimit të ...
-
Sot parashihet mot më i butë, me vranësira e intervale me diell
Mot i butë parashihet të mbretëroj ditën e premtë, sa me vransira e intervale...