Lajme

Zyrtarimi i Kicës në LDK, vjen reagimi i parë nga “Guxo”

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 08 September 2022

Deputetja Doarsa Kica – Xhelili nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Aderimin e saj nga “Guxo” në këtë parti e konfirmoi i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pakënaqësitë që e shtyen te marrë këtë vendim Kica nuk i ka bërë publike. E dijeni për to s`kanë pasë as në Listën “Guxo”.

-Advertisement-

Kështu po thotë të paktën Ekrem Mustafa, deputeti i kësaj partie, që foli për “Front Online”.

“Ajo në takime nuk ka shprehur pakënaqësi me partinë “Guxo”, por ne tani po e dimë se si është skena politike në Kosovë. Është mirë me pyet atë cilat janë arsyet pasi që ne nuk e dimë sepse nuk ka dhënë dorëheqje me shkrim”, u shpreh Mustafa.

Mustafa mohoi se ka përçarje brenda subjektit të cilit i takon.

“Sa i përket përçarjes në parti ju e keni parë edhe dje që e kemi pasë kuvendin e parë të partisë kanë qenë mbi 500 delegatë dhe ka shkuar gjithçka sipas parashikimeve tona. Ka pasur nga e gjithë Kosova, kështu që ka qenë një kuvend madhështor dhe nuk ka përçarje brenda partisë “Guxo”, tha ai.

Mbrëmë “Guxo” ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor.

Nga kjo mbledhi, partia, ka dalur me dy kryetarë, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin.

Ky është një model i ri në skenën politike të Republikës së Kosovës. Mirëpo, jo i ri në Gjermani. Atje drejtimin me nga dy kryetarë e përzgjedhin si formë Socialdemokratët.

Të dy kryetarët, Gërvalla e Peci, të zgjedhur me votat e mbi 500 delegatëve do të kenë kompetenca të barabarta, ndërsa zgjedhjen e dy kryetarëve e ka mundësuar statuti i ri i këtij subjekti politik, që është miratuar para se të votohet për kryetar.

Partia Guxo kishte mbetur pa udhëheqës që nga zgjedhja e themelueses së saj – Vjosa Osmanit në postin e presidentes së vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera