Lajme

Zyrtari i VV: Nëse LDK hyn më PAN do t’i djegim të gjallë me benzinë

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 14 June 2017

Një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë një kërcënim publik drejtuar koalicionit LDK-AKR-AL.

Mentor Merovci nga Vushtrria, aktivist i Vetëvendosjes, në një shkrim në rrjetin social Facebook ka kërcënuar haptazi LDK’në nëse këta të fundit bëjnë koalicion me PAN’in.

Madje në postimin e tij ai shkon shumë më thellë. Përmend djegien me benzinë e kalljen për së gjalli të të gjithë atyre që janë pjesë e LDK’së e të cilët mund të bëhen pjesë e PAN’it.

-Advertisement-

“ Nëse LAA, apo dikush nga ta, i bashkëngjitet PAN’it duhet me i bo gati shishet me nga 0.5 l benzinë e me i kall për së gjalli”, shkruan zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo nuk është hera e parë që aktivistë të këtij subjekti bëjnë kërcënime të tilla. Ata vazhdimisht në deklaratat e tyre bëjnë thirrje të ngjashme.

Kujtojmë se ky subjekt në Kuvendin e Kosovës filloi përdorimin e gazit lotsjellës e gjësendeve të tjera për ta parandaluar ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Dardan Molliqaj kohë më parë kishte thënë se pushtetarët do të tërhiqen zvarrë rrugëve.

https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/capture_1497444044-1117360.PNG

https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/19190815-1459539510777880-982465377-n_1497444113-3554895.jpg

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera