Zyrtari rus kërkon ndalimin e aktivitetit në Rusi të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus
10:45 | 25 March 2023
Kryetari i Parlamentit të Rusisë ka propozuar ndalimin e aktiviteteve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, pasi kjo gjykatë lëshoi urdhërarrestim për presidentin rus, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për krime lufte.
Vyacheslav Volodin, aleat i Putinit tha se legjislacioni rus duhet të ndryshohet për të ndaluar çdo aktivitet të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Rusi dhe për të ndëshkuar këdo që jep “asistencë dhe ndihmë” për këtë gjykatë me seli në Hagë.
“Është e nevojshme të punojmë në ndryshimet e legjislacionit për të ndaluar çdo aktivitet të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në territorin e shtetit tonë”, tha Volodin përmes një postimi në Telegram.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë rregulluar ligjin që ndalon që qytetarët amerikanë të gjykohen nga kjo gjykatë dhe se Rusia duhet të veprojë në këtë drejtim.
Çdo asistim apo mbështetje për këtë gjykatë brenda Rusisë, tha ai, duhet të dënohet me ligj.
Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhërarrestim më herët gjatë këtij muaji, duke e akuzuar Putinin për krime lufte, përkatësisht për dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina. Gjykata tha se ka arsye të bazuara të besojë se Putini mban përgjegjësi individuale kriminale.
Zyrtarët rusë kanë paralajmëruar kundër përpjekjeve për ta arrestuar Putinin, që është lider i Rusisë që nga viti 1999. Ata kanë thënë se arrestimi eventual i tij do të përbënte shpallje lufte kundër fuqisë më të madhe bërthamore në botë./REL

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...