Lajme

Zyrtari policor goditi një këmbësor në zebra në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 17 October 2020

Një këmbësor është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

 

 

-Advertisement-

Në përgjigjen e tyre thuhet se në aksident ka qenë e përfshirë një veturëe “Mercedes” ku një zyrtar policor ishte duke e drejtuar atë, me ç’rast goditi një këmbësore në zebra.

Sipas Policise, personi i aksidentuar është derguar me auto ambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datën 17.10.2020, rreth orës 16:35, në rrugën “Dardania” Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një veturë e tipit Mercedes të cilën ka qenë duke e drejtuar një zyrtar policor dhe një këmbësor.

Personi i aksidentuar është derguar me auto ambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njesia e Trafikut Rajonal Prishtinë, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe jane  marrur me rast”, thuhet në përgjigje./IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera